Ditën e sotme, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër i ka dhënë fund shqyrtimit gjyqësor të një nga dosjeve më të përfolura dhe të trumbetuara me aq bujë në vjeshtën e vitit 2018, si një nga operacionet e para të Forcës së Ligjit.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta, raporton se Gjykata ka pranuar pjesërisht konkluzionet e mbrojtesve Av. Arber Hoxha dhe Av. Sokol Tahiraj, në aplikim të gjykimit të shkurtuar dhe duke ulur 1/3 e dënimit dhe duke vendosur:

1. Safet Bajri deklarimin fajtor dhe denimin e tij përfundimisht me 2 vite e 6 muaj burgim.

2. Ilir Bajri, deklarimin fajtor, për kryerjen e veprës penale të Armëmbajtjes pa leje dhe duke e dënuar përfundimisht me 1 vit e 8 muaj burgim.

3. Astmer Bilali deklarimin fajtor dhe dënimin me 3 vite burgim.

4. Ismet Idrizi,deklarimin fajtor, për kryerjen e veprës penale të Armëmbajtjes pa leje dhe dhukë e dënuar përfundimisht me 2 vite e 6 muaj burgim.

5. Emrah Plaku, deklarimin fajtor, për kryerjen e veprës penale te Armëmbajtjes pa leje dhe duke e dënuar përfundimisht me 2 vite burgim.

Për shkak se ata janë arrestuar që në 2018, disa prej tyre janë liruar. Në burg është vetëm Ilir Bajri pasi po shqyrtohet kerkesa e italise për ta ekstraduar si dhe Safet Bajri (Rustem) për shkak se po vuan dënimin për të cilin është dënuar në Belgjikë. Bajri është i dënuar me 9 vite burg nga  drejtësia belge, por nuk mund të ekstradohet për shkak se dy vendet nuk kanë një marrëveshje për këtë pjesë. Gjithsesi dy vendet njohin dënimet e dhëna në vendet reciproke dhe për këtë arsye Bajri do e vuaj dënimin në Shqipëri. Në përfundim të gjykimit të gjithë të pandehurve u janë shuajtur masat e sigurimit përkates, për shkak se koha e paraburgimit e vuajtur është e barabarte me kohën e dënimit. 

Dosja e bujshme e Bajrave nisi me operacionin 'Oaz' në shtator të vitit 2018 në Tiranë, Shkodër dhe në qytete të tjera të vendit duke çuar në pranga mbi 20 persona, por që tashmë të gjithë janë liruar nga akuzat e vrasjes, kanosjes, gjobëvënies, basteve të paligjshme dhe shumë të tjera.

Vendimi i gjykates