Muaji i faljes dhe i mëshirës do të përfundojnë me përshëndetjen e kreut të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Selim Muça, në selinë e KMSH-së.
Gjatë muajit të Ramazanit janë shtruar shumë iftare për besimtarët myslimanë edhe nga institucione të ndryshme.
Ashtu siç ka ndodhur çdo vit, pas ditës së fundit të agjërimit, besimtarët organizohen të gjithë bashkë për të bërë lutjen e Fiter Bajramit.
Ndërkaq, ceremonia e sivjetshme e faljes mësohet të organizohet ditën e djelë në orën 06:30 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Dje, Kryeministri Berisha, në nderim të Muajit të Shenjtë të Ramazanit shtroi një Iftar për besimtarët myslimanë, në një prej rezidencave qeveritare, darkë e cila mblodhi së bashku drejtues dhe përfaqësues të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Kryetari i këtij komuniteti Haxhi Selim Muça, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Baba Edmond Brahimaj, myfti, imamë, intelektualë islamë e drejtues të tjerë të bashkësive fetare në vend.
(Gre/Shqiptarja.com)
