Përfundon stërvitja fushore “Rreth-Grethi 2015”

/ATSH -Pas përfundimit me sukses të stërvitjes fushore të Batalionit të Tretë të Këmbësorisë, Poshnje, të Forcës Tokësore, të koduar "Rreth-Grethi 2015", me një ceremoni të veçantë u bë dorëzimi i poligonit ushtarak në rajonin e Rreth - Grethit të Kavajës pushtetit vendor. Komandanti i batalioni, nënkolonel Gëzim Marku i dorëzoi aktin e dorëzimit kryetarit të Bashkisë së Rogozhinës, Beqir Nuredini.
Në fjalën e tij, komandati i batalionit, nënkolonel Gëzim Marku ka falenderuar për pjesëmarrjen në këtë aktivitet kryetarin e Bashkisë së Rrogozhinës, Beqir Nuredini.
Në vijim të fjalës së tij nënkolonel Marku u shpreh se një nga pikat kryesore të stërvitjes fushore për realizimin e programit është edhe marrëdhënia civilo-ushtarake, së cilës ne i kemi kushtuar një rëndësi shumë të veçantë dhe për këtë dua të falenderoj kryetarin e Bashkisë së Rrogozhinës për të gjithë bashkëpunimin që ka treguar nga momenti i zhvillimit të rigunicioneve në rajonin e fushimit dhe gjatë gjithë zhvillimit të stërvitjes sonë, ku kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyer me bashkinë dhe me të gjithë institucionet që janë të vendosur në venddislokimin, ku ne zhvilluam këtë stërvitjen. "Po kështu një pikë së cilës i është kushtuar rëndësi dhe ka gjetur zbatim është dhe mirëmbajtja e mjedisit", tha ai.
Komandanti i batalionit e siguroi kryetarin e Bashkisë së Rrogozhinës se gjatë gjithë periudhës së kryerjes së stërvitjes, përveç realizimit të planit stërvitor, një rëndësi e veçantë i është kushtuar edhe mbrojtjes së mjedisit dhe të gjithë rregullave të mirëmbajtjes së tij. "Qëllimi final i ruajtjes dhe mirëmbajtjes së mjedisit ishte që ne të lëmë pas një mjedis më të pastër nga sa e kemi gjetur. Jemi munduar që të bëjmë jo vetëm mirëmbajtjen e mjedisit ku ne jemi akomoduar dhe kemi ngritur këtë fushim, por dhe të gjithë rajoneve stërvitore, duke pastruar gjithë mbetjet, mirëmbajtjen e pyllit, pak edhe në vijën bregdetare". Në përfundim të fjalës së tij nënkolonel Marku theksoi se bashkëpunimi midis FA dhe Bashkisë së Rrogozhinës do të jetë më i mirë dhe në të ardhmen. Falemnderit për prezencën dhe të jeni të bindur se Forcat e Armatosura do të kenë një bashkëpunim të shkëlqyer në të gjithë rajonet ku zhvillojnë stërvitje.
Në fjalën e tij kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Beqir Nuredini, pasi ka përshëndetur të gjithë të pranishmit u shpreh: "Në emër të Bashkisë Rrogozhinë doja t'ju falenderoja për një bashkëpunim të mëparshëm që kemi pasur me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura dhe specifikisht për stërvitjen 10 - ditore që keni kryer në territorin e Bashkisë së Rrogozhinës.
Bashkia e re e Rrogozhinës, vijoi Nuredini, është një bashki me një territor me të gjerë nga ajo që ka pasur , ku dhe sfidat janë shumë herë më të mëdha. Në këtë këndvështrim bashkia do të ketë nevojë për suport për të kryer detyrat që kemi ndaj qytetarëve.
Duke folur për rëndësinë e bashkëpunimit me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FA, kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës u shpreh se, "një bashkëpunim i rëndësishëm për Bashkinë e Rrogozhinës është bashkëpunimi me FA shqiptare. Uroj që në të ardhmen të kemi një bashkëpunim akoma më të afërt për të gjitha këto sfida që ka territori ynë. 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Flota ruse zbarkon në Mesdhe, fregata 'Neustrashimy' pritet të mbërrijë nesër në kanalin siçilian