TIRANË, 25 Gusht /ATSH-Gjergji Mima/ - Kryeministri Edi Rama ka përfunduar takimin në Dubrovnik të Kroacisë me kryeministrat e Kroacisë, Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës.
Me anë të një postimi në rrjetin social Twitter", Rama shkruan se është në rrugën e kthimit drejt Tiranës pas takimit, ku u unifikua pozicioni i Kroacisë, Bosnje Hercegovinës, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kosovës, në konferencën e Berlinit.
Në takimin e sotëm të Dubrovnikut synohej përgatitja dhe koordinimi mes këtyre katër shteteve para samitit të Berlinit, ku kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka mbledhur liderët e vendeve të Ballkanit më 28 gusht.
Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale më herët sot e cilësonte këtë takim si "kohë e rë për Ballkanin". /a.ke/
/Shqiptarja.com