Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, ka përfunduar takimin me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, në kuadër të vizitës zyrtare në Tiranë.
Takimi vjen pas nënshkrimit të Marrëveshjes për Bashkëpunimin e Përgjithshëm mes ministrit izraelit dhe homologut të tij shqiptar, Ferit Hoxha, me synimin për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve.
Në fokus të vizitës janë bashkëpunimi politik, siguria rajonale dhe zgjerimi i partneritetit mes Shqipërisë dhe Izraelit. Marrëveshja e nënshkruar më herët parashikon forcimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë ekonominë, tregtinë, teknologjinë, energjinë, arsimin, shëndetësinë dhe sigurinë.
Takimi me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, ishte pjesë e agjendës së vizitës së Sa’ar në Shqipëri, e cila synon forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërinstitucional mes dy vendeve.
Lajmi kryesor:
Ministri i Jashtëm i Izraelit në Tiranë, Gideon Sa’ar takohet me Hoxhën e Peleshin: Na bashkon një miqësi e palëkundur! Axhenda vijon me kryeministrin Rama




