'Shtëpinë nuk ta sjell dot tani këtu', Rama pas takimit me banorët e ‘5 Majit’: Përfitojnë të gjithë shtëpi si ato me certifikatë pronësia dhe ato pa leje

Ka përfunduar takimi i kryeministri Edi Rama me banorët e ‘5 Majit’.

Rama: Kemi pasur një bisedë intensive, dhe kam sqaruar atë që ka qenë e vërteta qysh ditën e oarë. E vërteta i ka të vështira rrugët këtu pasi ka shumë kthesa të qëllimshme. Për të gjithë banorët qoftë të zonës së 5 Maj, unazës të cilët janë të ndarë në dy kategori do të ketë një trajtim solidar njësoj siç u bë me ata që humbën shtëpinë nga tërmeti. Për ata që janë me certifikata pronësia zgjidhja është e qartë ose dëmshpërblim financiar ose me shkëmbim. Për ata që janë pa letra fare përsëri qasja është solidare, nuk është hedhja në rrugë. U shpjegova se kanë marrë njoftim. Shtëpia që është pa leje prishet dhe familja merr kompensimin me shtëpi njësoj si ato që mbetën pa shtëpi nga tërmeti dhe deri në marrjen e shtëpisë paguhen më bonus qiraje. Ku futet politika në mes, gjërat bëhen çorap, ato janë letra të pafirmosura, do të ulen banorët, do i shikojnë letrat, janë 51 familje që kanë firmosur, dhe këto marrëveshje do shkojnë të regjistrohen në kadastër, dhe në momentin kur mbaron ndërtimi dhe shtëpia është gati, do futen në shtëpi, kërkesa që e duam shtëpinë këtu dhe e duam këtu, nuk e plotësojmë, këto njerëz për shkak se kanë derdhur mund e djersë pa leje, do marrin shtëpi.
Rama: Kur mbaron ndërtimi e shtëpia është gati do futen në shtëpi. Kërkesa që e duam këtu ku e kemi si e kemi, këto nuk mund ti plotësojmë dot, ajo që do plotësojmë këta njerëz duke qenë se kanë derdhur mund e djers  ato shtëpi pa leje janë të barabartë
këto ishin fjalët e mia.
Nëna Liza: Ne nuk i duam falso.
Rëma: Të mos ngatërrojmë një gjë
Nëna Liza: I duam me vulën e bashkisë e tana
Rama: Akoma në këtë vend pagesat për dritat e ujin quhen taksa.
Nëna Liza: Pse më latë me e bo janë 30 vite.
Rama: Në raport me vendet në Evropë nuk bëhet fjalë fare për gjëra të tilla po flasim për gjëra që …
Rama: Të lutem none u sqaruam bashkë ne apo jo?
Nëna Liza: U sqaruam u sqaruam, duam drejtësinë si duhet
Rama: E do shtëpinë tani këtu? Po nuk ta sjell dot ketu.
Dakort? Kjo ishte fjala ime. Mirë u pafshim


Lajmi kryesor:

Banorët e zonës së ‘5 Majit’, Paskuqanit e Laprakës në protestë para Kuvendit! I takon Rama: Do merrni të gjithë shtëpi! Nënë Liza: S'i besojmë, fjalët i merr era


M.Q./B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU