Përfundon vizita dyorëshe e presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan në Tiranë.

Ai u prit nga kryeministri Rama në ceremoninë e organizuar në Pallatin e Brigadave ku me qeverinë shqiptare u nënshkruan dy marrëveshje, në kuadrin e energjisë së rinovueshme dhe kamerave inteligjente.

Në aeroportin e Rinasit, presidenti i EBA-s u përcoll nga kryeministri Rama.


Lajmi kryesor:

Presidenti i Emirateve Arabe në Tiranë, pritet nga Rama! Nënshkruhen marrëveshje për energjinë e rinovueshme dhe përdorimin e kamerave inteligjente