Në Kosovë u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme paralamentare. Procesi sipas Komisionit Qëndror Zgjedhor u zhvillua i qetë, pa episode të veçuara që mund të cënonin procesin.
Policia e Kosovës tha pas përfundimit të votimit në orën 19:00 se u proceduan 5 raste të cilat dëmtuan fletën e votimit.
Pjesëmarrja në zgjedhje erdhi në ulje duke shënuar një rënie me rreth 7% krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit 2025. Në 7 qershor sipas KQZ morën pjesë në votim 36.88% e votuesve përkundër 44.99% në fundvitin e kaluar.
Me thuajse të gjitha votat e numëruara KQZ publikoi edhe rezultatet paraprake. Vetëvendosje dhe Albin Kurti marrin sërish mbështetjen më të madhe në votime, me rreth 43.05% të votave. Forcë e dytë mbetet PDK me 21.23% të votave e rritur shumë lehtë në vota. LDK paraprakisht llogaritet se ka fituar 17.68 % të votave me një rritje prej gati 4 përqind.
AAK ka siguruar sipas KQZ 7.10% me një rritje prej rreth 1.5%.
Rezultati duket se shënon një goditje për LVV.
Sipas organizatës ‘Demokracia në Veprim’, Lëvizja Vetëvendosje do të çojë në parlamentin e ri 48 deputetë, 9 më pak se dhjetorin e vitit të kaluar.
24 deputetë ka fituar sipas rezultatit paraprak PDK, e cila rritet me 2 vende në Parlament.
LDK, lista e së cilës u drejtua nga ish-Presidentja Vjosa Osmani, ka parë rritjen më të madhe nga partitë e opozitës. Ajo sipas DNV do të çojë në parlament 20 deputetë, 5 më shumë sesa legjislatura e fundit.
AAK gjithashtu është rritur sipas llopgarive të së njëjtës organizatë. Ajo do të formojë një grup prej 8 deputetësh, 2 më shumë sesa në parlamentin e kaluar.

Përllogaritja e bërë nga 'Demokracia në Veprim'
Në Zgjedhjet e parakoshhme në Kosovë kishin të drejtë vote mbi 2 milionë qytetarë. Deri në datën 6 qershor u realizua votimi i diasporës në selitë diplomatike I 27.724 personave, ndërsa mbi 100 mijë të tjerë kanë votuar nëpërmjet postës, të cilat mbetet të procesohen nga KQZ në ditët në vijim.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia që ai drejton ka shënuar rritjen më të madhe në këto zgjedhje.
Abdixhiku tha se LDK-ja do të ketë 20 mandate dhe tashmë është e stabilizuar dhe një forcë politike në rritje të vazhdueshme.
“Ky rezultat është reflektimi i një bashkimi të madh njerëzor e politik. LDK-ja sonte synon rritjen më të madhe që një subjekt politik ka siguruar këtë rritje. LDK ka kaluar nga 13 në 18%, në 20 mandate”, ka thënë ai.
Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një konference për media pas zgjedhjeve të sotme parlamentare, është shprehur se Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, nuk ka asnjë arsye për të refuzuar emrin e saj për Presidente të re të vendit.
“Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka asnjë arsyeje që ta refuzojë emrin tim për presidente të 7 të Republikës së Kosovës, kaq është përgjigja ime”, ka thënë Osmani.
Osmani garoi në zgjedhjet parlamentare në një listë të përbashkët me LDK-në, të drejtuar nga Lumir Abdixhiku, parti e cila pati edhe rritjen më të madhe në këtë garë.

Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur një festë pas pak minutash, në orën 23:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë pas rezultateve paraprake të votimit.
“Krejt për shtet. Shtet për krejt. Ia qitëm pikën edhe një herë”, thuhet në postimin e ndarë në rrjetet sociale.
Momentalisht, LVV mbizotëron me 43.04% të votave.
Kandidatja e LDK-së për Presidente, Vjosa Osmani, ka reaguar pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë.
Në një konferencë për mediat, Osmani tha se rezultati i sotëm zgjedhor është “vetëm hapi parë drejt ringritjes” së partisë më të vjetër në vend.
Në një konferencë të përbashkët për media me kryetarin e partisë, Lumir Abdixhiku, ajo tha se sot “qytetari nëpërmjet votës së vet ka ndihmuar që ribalancohet skena politike”.
“Natyrisht që ky është vetëm hapi i parë drejt ringritjes, por kjo rritje na jep shpresë se jemi në rrugë të drejtë dhe edhe më shumë më shumë punë në terren e afër qytetarëve tanë, besoj që LDK-ja do të vazhdojë të ringritet edhe në muajt dhe vitet në vijim”, tha ajo.
Osmani shtoi gjithashtu se “qytetarët janë lodhur me proceset zgjedhore dhe me krizat e pafundme”, duke iu referuar pjesëmarrjes më të ulët në zgjedhje.
Nga nesër, ajo tha se do të angazhohen “që vendit t’i japim institucione”.

Deri më tani janë numëruar mbi 94% e votave në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara ditën e sotme në Kosovë.
Sipas informacioneve zyrtare nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje prin me 43,44%, ndiqet nga PDK me 21,36%, LDK me 17,87%, AAK me 7,18% dhe Lista SRPSKA me 5,29% të votave. Sipas rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka një rënie, krahasuar me zgjedhjet e kaluara, e cila përllogaritet rreth 6%.
Ndërkohë partia me rritjen më të madhe, krahasuar me zgjedhjet e kaluara, është LDK e drejtuar nga Lumir Abdixhiku, pjesë e listës të së cilës u bë edhe ish-Presidentja Vjosa Osmani gjatë këtyre zgjedhjeve.
Organizata ‘Demokracia në Veprim’ ka bërë një përllogaritje të ndarjes së ulëseve në Parlament, sipas përqindjes ë kanë marrë partitë politike. Me këtë përllogaritje, LVV e Albin Kurtit merr 48 deputetë në Parlament, ose 9 më pak se në zgjedhjet e kaluara. Partia Demokratike e Kosovës merr 24 vende, Lidhja Demokratike e Kosovës 20 vende dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës merr 8 vende.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar se deri më tani janë numëruar 84.55% e votave, në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që u mbajtën ditën e sotme.
Nga rezultatet e publikuara nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje prin me 43.72% të votave.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 21.74% të votave.
Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e treta, me 18.06% të numrit të përgjithshëm të votave.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka arritur të marrë 7.39% të votave, e pasuar nga Lista SRPSKA me 4.37% të votave.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme të ditës së sotme, duke thënë se, qytetarët treguan edhe një herë qytetari, përgjegjësi dhe kulturë demokratike.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hamza e ka vlerësuar procesin si të qetë e dinjitoz dhe sipas tij, qytetarët dëshmuan se besojnë në fuqinë e votës dhe në të drejtën për të vendosur për të ardhmen e vendit.
Më tej Hamza ka shtuar se është shumë e rëndësishme që çdo votë të numërohet me kujdes dhe të respektohet plotësisht vullneti i qytetarëve.
Postimi i Bedri Hamzës:
Qytetarët e Kosovës treguan edhe një herë qytetari, përgjegjësi dhe kulturë demokratike. Në një proces të qetë e dinjitoz, ata dëshmuan se besojnë në fuqinë e votës dhe në të drejtën për të vendosur për të ardhmen e vendit tonë.
Dua t’i falënderoj të gjithë ata që morën pjesë në këtë proces zgjedhor, si dhe institucionet, komisionerët, vëzhguesit, mediat dhe forcat e rendit për angazhimin e tyre në mbarëvajtjen e tij.
Tani është shumë e rëndësishme që çdo votë të numërohet me kujdes dhe të respektohet plotësisht vullneti i qytetarëve.
Demokracia nuk përfundon me hedhjen e votës në kuti, por vazhdon edhe me respektimin e saj. Le të kujdesemi së bashku që çdo votë e qytetarëve të ruhet dhe të mbrohet deri në fund.
Faleminderit Kosovë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar se deri më tani janë numëruar 40.23% të votave, në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të zhvilluara ditën e sotme.
Nga rezultatet deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 41,24% të votave.
Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 21,93% të votave.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 18,08% të votave.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 8,31% të votave.

Rezultatet e para të publikuara nga KQZ-ja tregojnë avantazh të Lëvizjes Vetëvendosje në Suharekë dhe Prizren.
Në Suharekë, ku është numëruar mbi 30% e votave, LVV-ja kryeson me 33.46% të votave. Pas saj renditet LDK-ja me 27.86%, ndërsa e treta vjen PDK-ja, e ndjekur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Edhe në Prizren kryeson Vetëvendosje. Nga 69 kuti të numëruara nga gjithsej 232, LVV-ja ka marrë 36.03% të votave. Në vendin e dytë renditet PDK-ja me 23.20%, ndërsa LDK-ja vjen e treta me 13.09%.
Numërimi i votave po vijon në të gjithë Kosovën, ndërsa KQZ pritet të publikojë gjatë mbrëmjes rezultate të reja nga komunat e tjera
Janë numëruar kutitë e para të votimit në Kosovë, në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që u mbajtën ditën e sotme.
Sipas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 34,18% të votave, në 2,88% e vendvotimeve të procesuara.
Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 18.28% të votave.
Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e treta me 15,49% të votave.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 9,11% të votave deri më tani.
Pas përfundimit të procesit të votimit, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë thirrje për ruajtjen e integritetit të votës gjatë numërimit.
“Vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e sotme është brenda kutive të votimit. Mbrojtja e tij është kusht i pandashëm i legjitimitetit dhe kredibilitetit të procesit zgjedhor”, shkroi Kurti.
Ai iu drejtua gjithashtu komisionerëve dhe vëzhguesve, duke theksuar se në këtë fazë mbi ta bie përgjegjësia për të garantuar që çdo votë të administrohet sipas rregullave dhe standardeve të procesit zgjedhor.
KQZ njoftoi se deri tani janë procesuar 98.64% e të dhënave nga vendvotimet në të gjithë Kosovën.
Sipas shifrave të publikuara, nga 1.959.962 qytetarë me të drejtë vote brenda Kosovës, në zgjedhje kanë marrë pjesë 713.562 votues, ose 36.41% e trupës elektorale.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, deklaroi se bëhet fjalë për të dhëna paraprake, pasi procesimi i rezultateve vijon edhe për pjesën e mbetur të vendvotimeve. Ai theksoi se shifrat janë bazuar në 98.64% të të dhënave të mbërritura nga terreni.
Komente









????.Me keto rezultate,ku ishim asgjekundi.Jemi ne kushtet e meparshme.N.q.s. nuk arrijne marrveshje per koalicione,per qeveri e president,apet ne zgjedhje.Tung
PërgjigjuPra, epilogu i zgjedhjeve??!! Rrethi vicioz, shkuam perseri atje ku e lame, % per presidentin nuk ka. Kush e di mbase ndryshojne aleancat... Post Scriptum: Le te shpresojme, kjo na ka mbetur ne letra.
Përgjigju