Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme të ditës së sotme, duke thënë se, qytetarët treguan edhe një herë qytetari, përgjegjësi dhe kulturë demokratike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hamza e ka vlerësuar procesin si të qetë e dinjitoz dhe sipas tij, qytetarët dëshmuan se besojnë në fuqinë e votës dhe në të drejtën për të vendosur për të ardhmen e vendit.

Më tej Hamza ka shtuar se është shumë e rëndësishme që çdo votë të numërohet me kujdes dhe të respektohet plotësisht vullneti i qytetarëve.

Postimi i Bedri Hamzës:

Qytetarët e Kosovës treguan edhe një herë qytetari, përgjegjësi dhe kulturë demokratike. Në një proces të qetë e dinjitoz, ata dëshmuan se besojnë në fuqinë e votës dhe në të drejtën për të vendosur për të ardhmen e vendit tonë.

Dua t’i falënderoj të gjithë ata që morën pjesë në këtë proces zgjedhor, si dhe institucionet, komisionerët, vëzhguesit, mediat dhe forcat e rendit për angazhimin e tyre në mbarëvajtjen e tij.

Tani është shumë e rëndësishme që çdo votë të numërohet me kujdes dhe të respektohet plotësisht vullneti i qytetarëve.

Demokracia nuk përfundon me hedhjen e votës në kuti, por vazhdon edhe me respektimin e saj. Le të kujdesemi së bashku që çdo votë e qytetarëve të ruhet dhe të mbrohet deri në fund.

Faleminderit Kosovë


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, numërohen mbi 94% të votave: LVV prin 43,44%, ndiqet nga PDK me 21,36% dhe LDK me 17,87%! Partia e Kurtit me rënie me rreth 6%