Biteri është i freskët, heq etjen dhe hap oreksin ndaj këshillohet të konsumohet si aperitiv. Koktejli i parë është “Spritz” i aromatizuar me aperol. Shumë thjeshtë për t`u përgatitur me tre përbërës soda water, spumante dhe aperol.
(Në foto: Koktejli “Spritz” i aromatizuar me aperol)
Koktejli i dytë nga Milano është “Kampari” i cili ka dy përbërës ujin tonik dhe kamparin.
(Në foto: Koktejli "Kampari”)
Koktejli i tretë “Disarono Sour” me shumë akull ka bazën me shurup sheqeri, lëng limoni si dhe disarono.
(Në foto: Koktejli “Disarono Sour”)
Redaksia Online
(m.z/shqiptarja.com)