Kompleksi Olimpik ‘Feti Borova’ nuk do jetë i vetmi ku stërviten sportistët të cilët përfaqësojnë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, pasi shumë shpejt do nisë ndërtimi i një të riu.
“Projekti i madh që ne kemi ngritur si universitet është për të ndërtuar kampusin olimpik brenda sezonit. Kjo do të thotë, se edhe falë shumë marrëveshjeve që kemi bërë me federatat sportive, këto federata të vijnë të stërvitet te ne. Pra ekipet përfaqësuese të gjitha moshave mund të vijnë këtu,”-u shpreh Agron Kasa, rektor i Universitetit të Sportit.
Universiteti i Sportit vitet e fundit është vënë edhe në dispozicion të turizmit dhe jo vetëm.
“Ne përgatisim mësues të edikimit fizik dhe trajner për ekipet elitare, të cilat vijojmë ti bëjmë. Megjithatë ndryshimet ndër vite kanë sjellë që ne të përgatisim personal trainer, guida turistike, përgatisim sportet e aventurës malore dhe detare, përgatisim menaxherët e sportit dhe së fundmi falë marrëveshjes që kemi me një fakultet rehabilitimi ne përgatisim mjekët sportiv. Jo thjeshtë ata që bëjnë fizioterapi, por mjekët që japin ndihmën e parë dhe që ne i shohim në ndeshjet e futbollit nëpër botë,”-tha Agron Kasa, rektor i Universitetit të Sportit.
Diplomat që dalin nga Universiteti i Sportit nuk janë vetëm për nevojat që kanë federatat sportive në vend, por mund të shërbejnë përtej kufinjve.
“Diploma del me logot e 2-3 universiteteve dhe studentët duke mbaruar programe studime te ne ajo diplomë njihet në Itali dhe tani jemi në diskutime me Universitet e Budapestit që janë vende në BE,”-deklaroi Agron Kasa, rektor i Universitetit të Sportit.
Te kishim disa si Goni do te ishte shume ndryshe ky vend.Respekte profesor.
Përgjigju