Trajneri i boksit Sead Bushati zgjidhet si 'përfaqësuesi më i pëlqyer’ i studentëve në Universitetin e Sportit: Kam raport pa barriera

Studentët e zgjodhën përfaqësuesin e tyre më të pëlqyer. Dhe si premtim Sead Bushati, trajneri i ekipit të Tiranës dhe ekipit Kombëtar të Boksit mori pjesë për herë të parë në zgjedhjet e Bordit të Administrimit të Universitetit të Sporteve ku dhe fitoi ndaj 11 pedagogëve të tjerë në garë.

“Të them të drejtën studentët ishin motivi ynë në këto zgjedhje. E prisja mbështetjen nga studentët. Jam dhe i surprizuar që ishin me aq dëshirë të madhe që të më rendisnin të parin dhe për këtë dua t’I falenderoj. Kam një lidhje që i dua forte dhe kjo më bën mua të ndihem shumë mirë dhe ky vlerësim është gjithçka për mua.”- tha Bushati.

Në rrugëtimin e tij 16 vjeçar si pedagog boksi në Universitetin e Sporteve, trajneri tregon që urren barrierat me studentët. Ndaj ka zgjedhur të jetë miku i tyre. Dhe nëse Ministria e Arsimit do të vendos vullnetin e studentëve Sead Bushati ka një premtim për ta.

“Premtoj që çdo interes dhe kërkesë e tyre do të shkojnë në maksimumin e mundshëm që student të jetë përfitues për gjithçka lidhet me Bordin e Administrimit.”- u shpreh ai.

Njëjtë sikur fëmijë, 11 vjeç kur nisi boksin, edhe sot Bushati, ka emocione. Pasioni për atë çfarë bën e ka drejtuar gjatë gjithë karrierës.

“Dua të përmend rezultatet më të rëndësishme të karrierës si trajner. Me Jurgen Uldedaj, sot boksier profesionist shumë i dalluar dhe kampion bote deri në moshat 24 vjeçare. Ka qenë sportisti im që në vogëli dhe ka arrit dy here të dali i treti në Europë me medalje bronzi me moshat 16-vjeçare dhe 18-vjeç. Suksese të tjera të rëndësishme janë Kampionati Ballkanik 2021 në Kroaci ku boksierët e rinj Denis Nurja dhe Alban Beqiri arritën të shpalleshin kampion Ballkani dhe Indrit Laçi po ashtu nënkampion Ballkani. Suksesi historik që ka pas Shqipëria ndonjëherë në sportin e boksit  është suksesi i Alban Beqirit i cili është  dhe student i Universitetit të Sporteve.”- u shpreh Bushati.

Sead Bushati është autor i shumë studimeve shkencore në disiplinën e boksit te botuara në revista prestigjoze nderkombetare te sportit.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon