Përgatitjet për Portugalinë, kombëtarja U-17 fiton me përmbysje kundër Kosovës! Trajneri i 'dardanëve': Patëm dëmtime

Kombëtarja U-17 i ka nisur me një test pozitiv përgatitjet për kualifikueset e Europianit 2023/2024. Kuqezinjtë e drejtuar nga Ardi Behari fituan 2-1 me përmbysje ndaj bashkmoshatarëve kosovarë në ‘Kukës Arena’.

“Pati një dëshirë të jashtëzakonshme të çunave, një këmbëngulje dhe ajo që më gëzon përtej fitores është fryma e grupit,”-u shpreh Ardi Behari, trajner i kombëtares U-17.

Ndërkohë te ‘dardanët’ kishte një arsye për këtë humbje.

“Ishin ndryshime të detyruuara pasi disa futbollistë ishin të lënduar dhe klubet na kanë mjaftuar se nuk janë në formën optimale. Mund të luanin 40-50 minuta,”-tha Arbnor Morina, trajner i Kosovës U-17.

Të dyja përfaqësueset do zhvillojnë një tjetër miqësore po në Kukës më 16 tetor në orën 11:00. Eliminatoret e Kombëtares U-17 nisin më 15 nëntor në transfertën e Portugalisë, ndërsa po në grupin 5 bëjnë pjesë edhe Çekia me Malin e Zi.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan