Përveç Vllaznia-Partizani sfida tjetër e ditës së shtunë në Superligë do jetë mes Kukësit dhe Laçit, me verilindorët që pas katër vitesh do të kthehen në stadiumin e tyre. Kukës Arena është gati të presë ndeshjen në orën 20:00 ku priten të jenë 6 mijë tifozë të pranishëm, pasi biletat janë falas.
‘Sold Out’ mbështetet edhe në faktin se para ndeshjes do të përformojnë edhe artistë me emër në vend.
Mësohet se në këtë ndeshje klubi i Kukësit ka ftuar edhe figura të shquara të klubit, të cilët ndër vite kanë dhënë kontributin për verilindorët. Deri më tani shumë kanë konfirmuar pjesmarrjen, por ka edhe të tjerë të cilët për shkak largësia e kanë të pamundur të jenë.