1706709436_policia.PNG

Sot Shqiptarja.com dhe Report Tv publikoi online në raportimin fillestar për arrestimin e një 38-vjeçari i cili nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar 215 mijë euro.

Në lajmin e publikuar nga Shqiptarja.com fotoja e përdorur për identitetin e autorit Lorin Xhelilaj, ishte e gabuar.

Shqiptarja.com sqaron të gjithë lexuesit se personi në foto nuk ishte autori i arrestuar për mashtrim, por një shtetas tjetër pa asnjë lidhje me këtë ngjarje.