Dy aksidente me pasojë vdekjen janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në Fier dhe Krujë. Aksidenti i parë ndodhi në aksin rrugor Fier-Seman, në fshatin Fermë Çlirim, ku 57- vjeçar i identifikuar me inicialet Sh.K, i cili udhëtonte me motor, u përplas nga një automjet dhe humbi jetën në spitalin e Fierit. Ndërsa në Krujë, u aksidentua për vdekje një grua, e cila ende nuk është identifikuar. Automjeti që e përplasi është larguar nga vendngjarja. 

Fier
Një 57 vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet në fshatin Fermë Çlirim.

 Sipas njoftimit të policisë, automjeti "Volkswagen”, me targë AA 342 KV ka përplasur 57 vjeçarin e inicialet Sh.K i cili po udhëtonte me motor. 

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:10, në rrugën Fier-Seman, në fshatin Fermë Çlirim e ndërsa mësohet se 57- vjeçari ka ndërruar jetë sallën e kirurgjisë në Spitalin Rajonal Fier.

Blutë e Fierit bëjnë të ditur se drejtuesi i mjetit Saimir Llakaj është shoqëruar në polici. 

Ndërkohë më herët dhe një 58- vjeçar është përplasur nga një autobus linje por fatmirësisht ka marrë disa plagë të lehta në kokë. I plagosuri është Seit Ajasllari 58 vjeç i cili aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Krujë
Pas Fierit, një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar edhe në Krujë. Në aksin rrugor Fushë Krujë- Tiranë, në Tapizë, një mjet i paidentifikuar, ka aksidentuar me pasojë vdekje, një shtetase këmbësore.

Autori është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është rreth 1.65 cm e gjatë dhe me flokë të gjata, ngjyrë kafe, ndërsa ka të veshur një xhaketë kadife ngjyrë kafe, streçe të zeza, fustan të zi me pika të bardha dhe këpucë gome.

Sipas policisë, nga tiparet fizike dyshohet se është rreth 55 vjeçe.

Policia ka shkuar menjëherë më vendngjarje, të cilët po punojnë për identifikimin e viktimës dhe të autorit me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes.

[gallery]20082[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)