Gara shpejtësie, të dehur dhe me telefon në timon/ Policia nxjerr agjentë civilë, kap mat shoferët (VIDEO)
Policia Rrugore ka penalizuar 153 shoferë, 14 janë arrestuar, për shkelje në rrugë. Ata janë kapur teksa bënin gara shpejtësie në disa akse rrugore, të dehur si dhe teksa përdornin celularin në timon. Masat vijnë pas aksidenteve të rënda.
Nisur nga ngjarjet e fundit rrugore me pasoja si dhe me qëllim aplikimin e kontrolleve policore sa më efikase për parandalimin e ngjarjeve rrugore, Policia Rrugore e Tiranës, organizoi disa pika kontrolli lëvizëse në të gjithë territorin e kryeqytetit, me agjent verifikues me veshje civile të cilët vëzhguan dhe rregjistruan; në orë të ndryshme gjatë ditës, por edhe në orët e vona të natës, disa nga rrugët me rrezik të shtuar për aksidente rrugore duke monitoruar, sjelljen e drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve në rrugë, në raport me normat e sjelljes të përcaktuara në Kodin Rrugor Shqiptar.
Nga kontrollet e ushtruara u konstatuan dhe u ndëshkuan:
95 drejtues mjetesh për përdorim celulari duke komunikuar dhe ajo që është më e rrezikshme duke shkruar gjatë drejtimit të mjetit.
78 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.
35 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.
8 drejtues mjetesh u është pezulluar leja e drejtimit për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
15 drejtues mjetesh për gara me shpejtësi kryesisht në zonën e unazës së madhe.
120 mjete të ndaluara administrativisht pasi rezultonin debitor si dhe u vendosën 790 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
Gjithashtu përgjatë 24 orëve të fundit në funksion të këtyre kontrolleve janë arrestuar në kushtet e flagrancës 14 drejtues mjetesh, nga të cilët :
• 3 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave qarkullimit rrugor.
• 5 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
• 5 drejtues mjetesh për drejtim mjeti të papajisur me leje drejtimi.
• 1 drejtues mjeti për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës.
Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, mos harro, policia po të vrojton", thuhet në njoftimin e policisë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
69.4%
-
Jo
27.3%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3349
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident pranë mbikalimit të Patokut, përplasen dy mjete! Dy persona dërgohen në spital
9 Janar, 12:51
-
Lushnjë/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, babë e bir transportohen në spital (EMRAT+VIDEO)
7 Janar, 17:30
-
Aksident në Pogradec, mjeti del nga rruga! Dy shoferë të plagosur
5 Janar, 13:14
-
Cërrik/ Drejtuesi i ‘Benzi’-it përplas për vdekje 70-vjeçarin me biçikletë
5 Janar, 12:53
-
Aksidenti me dy të lënduar në Korçë, arrestohet autori
3 Janar, 12:42
-
Menaxhimi i trafikut, Policia Rrugore e Elbasanit apel për drejtuesit e makinave: Mos kryeni parakalime të gabuara
2 Janar, 15:49
-
Aksident në aksin nacional Korçë-Pogradec, dëmtohet drejtuesi i motorit dhe nëna e tij
2 Janar, 14:10
-
Tiranë/ Drogë, përleshje, dhunë dhe aksidente në gjendje të dehur pas festës, 7 persona të arrestuar dhe 2 nën hetim
2 Janar, 14:06
-
Gjirokastër/ Lazaratasi i dehur përplas makinën e policit jashtë shërbimit, arrestohet 34-vjeçari pas aksidentit
2 Janar, 11:33
-
Me shpejtësi deri në 181 km/h në aksin Durrës-Tiranë, ndëshkohen dy shoferët! Policia apel: Stop shpejtësisë
30 Dhjetor 2024, 08:12
-
Përplasi policin gjatë detyrës në Tiranë, 21-vjeçari lihet në detyrim paraqitjeje: Më doli papritur para, nuk e pashë
29 Dhjetor 2024, 11:11
-
Tiranë/ Makina përplas këmbësorin afër vijave të bardha tek 'Rruga e Kavajës', humb jetën në spital! Arrestohet shoferi
28 Dhjetor 2024, 11:36
Po kur do te kontrollohen dritat e gjata verbuese te makinave qe vijne perballe e qe te rrezikojne jeten.Edhe ketyre derrave duhet me jua treguar vendin.Vetem friken njeh shqiptari se per njerezillek te merr jeten dhe te ben fajtor me fajin e vet.Bejeni dhe kete kontroll o ju te policise rrugore qe nuk mjohni dhe vete rregullat e qarkullimit se nuk eshte vone.Do jene dhe njerezit e juaj qe ode do behen vrases ose do rrezikojne jeten nga keto modele vrasesish te patentuar me lek pa shkuar asnje dite ne kurse.Auroshkollat prodhojne cdo dite vrases me liqense ose shofere qe nuk njohin asnje rregull te qarkullimit rrugor.Kje ore shtet qe nuk ke asnje punonjes kopetent.Turp.
PërgjigjuUne mendoj nje shofer qe ka bere kursin sipas rregullave,dhe nuk e ka marr patenten me lek nuk ben oksidente.fajet bijen gjithmon mbi shtetin per autoshkolla te korruptuera qe lajn me gjak rruget me njerze te pafajshem.j
PërgjigjuTi dërrmojnë rëndë ekonomikisht që të mos e ngrenë kokën! Vetëm kështu arrihet ta bësh “mu tin, pulë” Bëjini të pula, vetëm kështu kuptojnë!
PërgjigjuNuk jane vetem telefoni,rripi,shpejtesia, por e gjithe rreg.qarkullimit;mos ndezja e sinjalit te krahut,mos respektimi I tabelave te qarkullimit si dhe mungesa ne vendet e duhura te tabelave.
Përgjigju