Pak orë përpara ndërrimit të viteve, janë përgjakur rrugët nga aksidentet rrugore në Tiranë dhe Milot. Në aksin Milot-Rrëshen është përplasur për vdekje një këmbësor teksa ka qenë duke kaluar rrugën pranë Urës me Harqe. 

V.V 50-vjeç, banues në Fushë-Dibër, është aksidentuar nga automjeti tip "Benz" me targa UZA09 me drejtues G.T, 28-vjeç nga Kukësi. I riu është shoqëruar për në ambientet e komisariatit të policisë, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. 

Makina përplas gruan në Tiranë
Ndërkohë në Tiranë, një automjet ka përplasur një grua pranë zonës së Librit Universitar. Gruaja, rreth moshës 35-vjeçe, ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga një automjet i cili është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
aksident
(Në foto aksidenti i ndodhur në Tiranë ku u përplas një grua)

Policia është vënë në ndjekje të automjetit, ndërsa ka ngritur pika kontrolli në disa akse të kryeqytetit për ndalimin e tij. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com