Përgjaket dita e parë e vitit, 34-vjeçari godet me thikë në qafë kunatin në shtëpinë këtij të fundit, vdes në spital

Orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë janë përgjakur nga një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në lagjen "5 Maji" në Tiranë.  Klajdi Shundi 34-vjeçar ka qëlluar me thikë kunatin e tij, Vladimir Zvezhda, i cili ka humbur jetën në spital.  

"Plagosi me thikë me pasojë vdekjen kunatin e tij, vihet në pranga nga shërbimet e Policisë autori i dyshuar i ngjarjes. Rreth orës 03:45 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “5 Maji” pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta shtetasi K. Sh., 34 vjeç, në gjendje të dehur ka goditur me thikë në qafë kunatin e tij shtetasin V.Z., 42 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital.

1609504299_VladimirZvezhda.jpg

Viktima Vladimir Zvezhda

 

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur identifikimin, hapjen dhe arrestimin e autorit. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.

1609496468_VladimirZvezhda1.jpg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:01
Vrasja me thikë në Tiranë, viktima ftoi në shtëpi kunatin e tij i cili pas konfliktit të çastit e qëlloi për vdekje

1609497043_APARTAMENTI.jpg

Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Tiranë.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se viktima Vladimir Zvezhda dhe autori Klajdi Shundi nuk kanë pasur konflikte më parë me njëri-tjetrin.

Gjithçka ka nisur pas një debati, i cili ka agravuar dhe ka përfunduar më vrasjen e 42-vjeçarit. Dy kunetërit kanë pasur më parë marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin. Zvezhda e kishte ftuar në banesën e tij Shundin, të cilin e kishte vëllanë e bashkëshortes. Shundi akoma nuk është marrë në pyetje për zbardhjen e plotë të ngjarjes, derisa t'i dalë pija dhe të jetë në gjendje për të dhënë deklarimet.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loku: 01/01/2021 14:22

    Kush ka pa ajer nga Alkoli?!kot nuk e Al mallkuar i madhi Zot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!