Përgjaket Gaza/ 15 protestues qëllohen për vdekje, 400 të plagosur, Izraeli përdor dron

Përgjaket Gaza/ 15 protestues qëllohen për vdekje, 400 të plagosur, Izraeli përdor dron

Gjatë protestës së sotme pranë kufirit Izrael-Gaza

Të paktën 15 palestinezë janë vrarë dhe qindra të tjerë janë lënduar gjatë një prej protestave më të mëdha të palestinezëve në kufirin mes Izraelit dhe Gazës të viteve të fundit. 

Dhjetëra mijëra palestinezë, të cilët kërkojnë të drejtën e rikthimit të refugjatëve në atë që tani është territor izraelit, u mblodhën në pesë vendndodhje përgjatë kufirit të blinduar prej 60 kilometrash, ku janë ngritur tenda për një protestë që është planifikuar të zgjasë gjashtë javë, sipas burimeve zyrtare lokale.  

Demonstruesit u panë gjithashtu të digjnin disa postera me fytyrën e presidentit amerikan Donald Trump, i cili e ka urdhëruar ambasadën amerikane në Izrael që të zhvendoset nga Tel Avivi në Jeruzalem. Protestuesit kanë paralajmëruar se do të qëndrojnë në kufi deri kur ambasada të zhvendoset në Jeruzalem më 14 maj. 

Ushtria izraelite përllogariti 30,000 protestues dhe përdori një dron për të hedhur gaz lotsjellës ndaj turmave masive. 

Zyrtarët e shëndetësisë thanë se një prej 15 të vdekurve ishte 16 vjeç dhe se të paktën 400 njerëz u plagosën nga të shtëna me armë zjarri, ndërkohë që disa të tjerë u qëlluan me plumba gome, por pati edhe pacientë që u trajtuan për probleme me frymëmarrjen nga gazi lotsjellës. 

Familjet të shumta kishin marrë me vete edhe fëmijët e tyre në fushat disa qindra metra larg barrierave të sigurisë izraelite, që ndajnë këtë shtet nga enklava e udhëhequr nga islamistët e Hamasit, ku në rërë u përvijuan disa fusha futbolli dhe fëmijët nisën të luanin. 

Por me vijimin e orëve, qindra të rinj palestinezë injoruan thirrjet e organizatorëve dhe të ushtarëve izraelitë që të qëndronin larg kufirit. 

Ushtria izraelite bëri të ditur se trupat e saj përdorën mjete për shpërndarjen e turmave dhe se qëlluan në drejtim të nxitësve kryesorë. Disa prej protestuesve qëlluan me goma të djegura dhe gurë në drejtim të rrjetës së kufirit dhe të ushtarëve. 

Ushtarët izraelitë qëlluan me plumba dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve në anën tjetër të kufirit dhe qindra palestinezë mbetën të plagosur nga armë zjarri, thanë zyrtarët në Gaza. 


 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Gardianët rrahin për vdekje të burgosurin, nisin hetimet për autorët

SHBA/ Gardianët rrahin për vdekje të burgosurin, nisin hetimet për autorët