“Mangësi në dokumentacion në aplikimin për paisje me vizë amerikane”. Kështu mësohet ta ketë komentuar Ambasada Amerikane, refuzimin e kërkesës të prokurorit të Durrësit Agron Gjana për dhënie vize, i cili së bashku me kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe 3 kolegët e tij kishin aplikuar në ambasadë si delegacion i Prokurorisë së Përgjithshme për të kryer në SHBA një vizitë pune 5 ditore.Kryeprokurorit Llalla, drejtoreshës së Marëdhënieve me Jashtë Rovena Gashi, drejtuesit të prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdërmataj dhe atij të Tiranës Petrit Fusha, administrata e ambasadës i ka kthyer përgjigje pozitive, ndërkohë negative ka qënë për prokurorin e Durrësit Agron Gjana, i cili ishte pjesë e këtij delegacioni që do udhëtonte në SHBA, për një vizitë pune. Motivacioni i refuzimit të vizës ka qënë i thatë dhe i prerë “…mangësi në dokumentacionin e aplikimt për vizë…”.
Kjo përgjigje i ka hequr mundësinë prokurorit Gjana për të qënë në Amerikë së bashku me prokurorët e tjerë në SHBA. Pavarësisht kësaj, një media në Tiranë në edicionin e lajmeve, e lidhi refuzimin e vizës për kryeprokurorin e Durrësit, si një masë të Ambasadës Amerikane kundër zyrtarëve të kurruptuar,duke kujtuar listën e zezë të gjyqtarëve dhe hequr më tej një paralele se një listë e ngjashme si ajo e gjyqtarëve, ndodhet në ambasadë dhe për prokurorët e korruptuar.
Mirëpo e njëjta media në raportimin e parë të lajmit, nënvizoi se kryeprokurori Llalla nuk ka zhvilluar vizita me zyrtarë të lartë të FBI dhe DEA në SHBA dhe se pjesë të delegacionit të Llallës në Amerikë, gjatë raportimin e lajmit të parë,kishte të përfshirë dhe kryeprokurin e Durrësit Agron Gjana,i cili sipas raportimit ndodhej në SHBA. Ndërkohë gjatë gjithë kohës kryeprokurori i Durrësit ka qënë në Shqipëri në ushtrim të detyrës së tij. Agron Gjana prej disa vitesh ushtron funksionin e tij si prokuror, duke qënë drejtues në disa prokurori, si Kukës, Krujë dhe së fundi në Durrës.
Gjatë ushtrimit të funksionit të tij, emri i tij nuk është përfolur në media, politika, por dhe nga zyrtarë të lartë si të përfshirë në afera korruptive apo vendime të paligjshme. Përposht, faktit të njohjes personale që ka me kryeprokurorin Llalla, që gjatë kohës kur së bashku studionin për jurisprudence, prokurori Gjana ka ushtruar detyrën e tij pa u përfshirë në skandale apo dhe dosje shumë delikate në sistemin e drejtësisë.
/Shqiptarja.com