SHBA- SHBA ka përjashtuar 3 diplomatë venezuelianë si përgjigje për përjashtimin e 3 diplomatëve të saj nga Venezuela.
Më 16 shkurt, Venezuela përjashtoi 3 diplomatët amerikanë Breann Marie McCusker, Jeffrey Gordon Elsen dhe Kristopher Lee, duke i akuzuar se kishin zhvilluar takime me studentët që nisën protestat në vend. Gjatë një takimi në Meksikë, presidenti amerikan Barack Obama i quajti të pabaza dhe false këto akuza, duke shtuar se presidenti Nikolas Maduro duhej të fokusohej në ankesat legjitime të popullit venezueljan.
Departamenti amerikan i Shtetit tha se Luis Cajal Avalos, Victor Manuel Pisani Azpurua, dhe Marcos Jose Garcia Figueredo ishin ‘persona non-grata’ dhe duhet të largoheshin nga vendi brenda 48 orësh.
Hakmarrja diplomatike e SHBA erdhi në të njëjtën ditë që qeveria venezueljane emëroi ambasadorin e ri të SHBA në vend, Maximilian Arvelaez, i cili më parë ka qenë dhe ambasador i SHBA në Brazil.
Të paktën 13 persona kanë vdekur gjatë protestave të javëve të fundit në Venezuelë.
Redaksia online
/Shqiptarja.com