Komisioni i Ligjeve ka miratuar me 13 vota pro dhe 1 kundër ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit.

Me ndryshimet e reja ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, deklaroi se përgjimet ambientale do t'i kërkojnë vetëm komisarët.

"Keni drafitn e vjetër që tashmë tek i riu nuk figurojnë më. Ligji aktualisht sot siç është në përgjithësi flet për përgjim ambiental. Ligji i ri është ndryshim tërësor. Nuk flet më për përgjim. Është super rregulluar dhe është modifikuar në ekstremin e mundshëm. Vetëm komisarët mund të kërkojnë përgjim ambiental. Përgjimet ambientale nuk janë përdorur nga policia", tha Lleshaj.

Punonjësit e policisë, me ndryshimet e reja, do kenë mundësi të ngrihen në detyra shtetërore, me kushtin për të hequr dorë nga statusi i policit për t’u punësuar si civil.

"Iniciativa për të hapur një mundësi transferimi nuk ka të bëjë me ndëshkim. Ne besojmë që kjo do bëhet përmes rregullimit me vendim të qeverisë. Ne mund të vendosim veten në kushte fantazie për të parë se çfarë mund të shkojë keq. Ligji i sotëm për policinë e shtetit ka një ne që shumë pak e dinë. Neni që përcakton statusin e Policisë së Shtetit, aty thotë punonjësi i policisë së shtetit gëzon statusin e nëpunësit cilil. Nuk është ushtarak. Nuk është se do të ketë humbje ose rrezikim nga ky nen", shtoi Lleshaj.

Ministri shtoi se do të parqitet edhe një nismë tjetër për sigurinë në shkolla, ku policët në moshë të thyer do të shërbejnë si punonjës sigurie.

"Do të paraqesim një nismë për sigurinë në shkolla. Në shkolla policët në moshë të thyer do të shërbejnë si punonjës sigurie", shtoi ministri.

Më tej Lleshaj ka thënë se të gjithë punonjësit e policisë që janë në një moshë të thyer, do të zhvendosen nëpër shkolla si punonjës sigurie.

Kemi shumë punonjës që janë të vjetër në moshë dhe shërbejnë në ruajtjen e objekteve. E dimë se kemi pasur incidente në shkolla. Ndaj ata do të kalojnë në ruajtjen e këtyre objekteve”, tha ministri.

Ky vendim është marrë pas incidenteve të ndodhura së fundmi në shkolla.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:50
Incidentet e fundit, Lleshaj: Punonjësit e policisë në moshë të thyer do kalojnë "roje" në shkolla

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në Komisionin e Ligjeve ka thënë se të gjithë punonjësit e policisë që janë në një moshë të thyer, do të zhvendosen nëpër shkolla si punonjës sigurie.

Kemi shumë punonjës që janë të vjetër në moshë dhe shërbejnë në ruajtjen e objekteve. E dimë se kemi pasur incidente në shkolla. Ndaj ata do të kalojnë në ruajtjen e këtyre objekteve”, tha ministri.

Ky vendim është marrë pas incidenteve të ndodhura së fundmi në shkolla.

 

Ora 12:40
Përplasje në Komisionin e Ligjeve, 'nxehet' Manja: Si s'e mësove mor burrë këtë votim, prit! Alimadhi: Kam një vërejtje, mos bërtit se s'ka ndonjë problem

Mbledhja në Komisionin e Ligjeve ku janë miratuar me 13 vota pro dhe 1 kundër ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit, ka pasur një përplasje mes deputetit Adriatik Alimadhi dhe drejtuesit të komisionit Ulsi Manja.

Në momentin që Manja ka qenë duke bërë procedurën e votimit është nxehur nga ndërprerja e Alimadhit. Në fakt kjo nuk është hera e parë, pasi edhe në mbledhjet e tjera të Komisonit, Alimadhi ka ndërhyrë duke krijuar përplasje mes tyre.

Pjesë nga debati:

Manja: Po një sekond se s'kam mbaru votimi mor burrë, si se mësuat këtë votim. Unë në votim ky më thotë...

Zoti Alimadhi të lutem mor 1 sekond nuk do e shpjegoni të mbaroj unë e do merrni fjalën. Atëherë votohet me 13 pro, 1 kundër.

Alimadhi: Kam një vërjejtje, mos u nxeni, se kjo është detyra jonë, mos u nxe se s'ka ndonjë problem kaq të madh. Mos bërtisni, jam njeri i zakonshëm

Manja: Po ti mo zoti Alimadhi më nderpret në mes të votimi...