Përgjimet, Berisha: Rama fliste
me trafikantë, ka rënë në kurth

Përgjimet, Berisha: Rama fliste<br />me trafikantë, ka rënë në kurth
TIRANË - Ish kryeministri berisha indirekt ka pranuar se  ka dijeni për përgjimet e politikanëve, përfshirë këtu edhe për kryeministrin, Edi Rama por në kohën kur ai ishte lider i opozitës. Në bashkebisedimin me gazetaret Berisha eshte shprehur  se nuk ka urdhëruar ai kontrollin e tyre, por Kryministri aktual ka komunikuar për orë të tëra me trafikantë që hetoheshin nga SHISH.

“Këta flasin me trafikantë, vrasës dhe delinkuentë dhe SHISH i ka në regjistrim vrasësit dhe i bie politikani në kurth. Kjo nuk është përgjim, kjo është tjetër është rënie në kurth vetë. Nuk ka pasur raste të më thonë se Edi Rama është përgjuar, por jam i sigurt që ka rënë në kurth. Në një rast tjetër di që ka bërë biseda me bandat, dosja është 7 kilometra. Kjo dosje ekziston nëse nuk e ka zhdukur Dhori Sallaku. Po luftojnë për të pastruar dosje të tyre”,- tha Berisha.
 
Më tej ai shtoi se nëse SHISH do të donte të përgjonte ndonjë prej ministrave të kabinetit të tij, ai do ta mbështeste.

 “Ministrave ju kam thënë se do të firmos çdo kërkesë që më bëhet nga SHISH për përgjimin tuaj, por e pranoj që nuk më ka ardhur asnjë kërkesë për përgjimin e tyre, se ndryshe do ta firmosja”. –tha Berisha.

Ish-lideri demokrat ka folur gjithashtu edhe për situatën e azilkërkusve nga Shqipëria duke paralejmeruar rikthim të regjimit të vizave ndërsa shtoi se vendi është drejt recensionit ekonomik. Në nisje të fjalës së tij Berisha e ka cilësuar skandaloze fjalën e shefit të qeverisë Edi Rama në tryezën për Reformën në Drejtësi për të cilën tha se i ngjante një të sëmuri psikik . 

Berisha: Tryeza dje për Reformën në Drejtësi, fjala e Ramës skandaloze
Ish-kryeministri Berisha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët ka folur rreth tryezës së djeshme të mbledhur nga Presidenti Nishani për reformën në Drejtësi.
Ai shprehet se Reforma sipas parimeve evropiane do ta bëjë më të mirë sistemin e drejtësisë.

“Nga tryeza dje nuk kishte gjë më skandaloze sesa fjala e Kryeministrit. Në fjalorin e tij të papërmbajtur, dominonte fjala kancer. Cilësonte shumicën e gjykatësve si ripërdhunues, rivrasës shumicën e gjykatësve. Por ai harron se këta njerëz kanë familje.”- tha Berisha duke shtuar se 5200 të burgosur që janë dënuar deri vjet nga kjo trupë gjykatësish.

Më tej ai ka hedhur akuza ndaj Qeverisë se po merr në mbrojtje gjykatësit rivrasës

“Rama urdhëroi ndryshimin e masës për Gjykatësin Elbasan. U kërkua që të disiplinohen 10 gjykatës, ndaj të cilëve ndryshoi masa pasi ngrohën xhepin e Ramës.”- shton Berisha.
 
Sipas tij është e vërtetë që ka gjykatës rivrasës, apo ripërdhunues, por në grupin Parlamentar të PS ka vrasës të mirëfilltë, përdhunues e pengmarrës.
 
“Në grupin Parlamentar të Ramës ka vrasës të mirëfilltë, përdhunues, pengmarrës.  Është e vërtetë që ka gjykatës që kanë përfituar pasuri, por nuk di ët kenë pallat 5 katësh pa asnjë faturë tatimore. Në fjalën e tij me një paranojë të paimagjinueshme u shpreh se kushtetuta të drejtat , i grupoj këto arritje si një pengesë që ai të kontrollojë Drejtësisnë.” – tha Berisha. 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Precedentët/ Racizmi çek dhe përdhosja e simboleve kombëtare në Pragë, pse Armand Duka dhe FSHF nuk e tërhoqi ekipin?

Precedentët/ Racizmi çek dhe përdhosja e simboleve kombëtare në Pragë, pse Armand Duka dhe FSHF nuk e tërhoqi ekipin?