Përgjimet 'bombë' nga Spanja, drejtuesit katalanas: Messi një mi halesh dhe xhuxh hormonal

Përgjimet 'bombë' nga Spanja, drejtuesit katalanas: Messi një mi halesh dhe xhuxh hormonal

Lionel Messi

'Bombë' nga Spanja. E përditshmja "Sport", një organ pranë Barcelonës ka publikuar një sërë përgjimesh, ku drejtuesit e Barcelonës etiketonin me frazat më të rënda Lionel Messin. Gjithçka lidhet me janarin e 2021, kur Messi kishte vendosur mos rinovonte me klubin pas thuajse 17 vitesh me katalanasit.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë etiketohet si “mi halesh”, “xhuxh hormonal” dhe akuzohet se kishte instaluar një diktaturë të vërtetë brenda klubit për sa i përket politikës së transferimeve dhe rinovimeve. Protagonistë të bisedave në whatsapp janë ish-presidenti Josep Maria Bartomeu , ish-administratori i deleguar Oscar Grau, drejtori i financave Pancho Schroder, drejtori i Strategjisë dhe Inovacionit Javier Sobrino dhe menaxherë të tjerë të Jordi Moix, Oriol Tomas dhe David Bellver.

Më aktivi në fyerje duket se ishte Tomas Gomez Ponti, në atë kohë drejtor i shërbimeve ligjore të klubit. Ishte janari i vitit 2021 dhe epoka Bartomeu ishte mbyllur prej pak muajsh. “Bravo me të vërtetë, nuk mund të jesh xhentil me këtë mi halesh”, i drejtohet Ponti ish-presidentit. “Klubi i dha gjithcka dhe ai ndërtoi një diktaturë blerjesh, transferimesh, rinovimesh, sponsorësh… vetëm për të. Shifrave të kontratës së tij duhet t’i shtohen edhe Pinto, rinovimi i Suarez dhe ai i Jordi Alba, komisioni i rinovimit për Fati…".

Dhe më e keqja vjen më pas, ku Tomas Ponti përdor një gjuhë aspak normale ndaj Lionel Messit.

"Dhe mbi të gjitha dhe akumulimi i gjithë atyre kërcënimeve dhe mungese edukate të cilën klubi dhe ne që punojmë kemi pësuar nga ky xhuxh hormonal, i cili i ka borxh jetën Barcelonës", thotë drejtori i shërbimeve ligjore të klubit.

Më pas "Sport" rendit edhe disa nga bisedat e ish-presidentit Bartomeu me drejtuesit e asaj kohe, në të cilat vihet në dukje edhe kërkesa e Messit në kohën e pandemisë për pagat. Në këto kushte nuk mungojnë frazat ofenduese për argjentinasin.

"Nën udhëheqjen tënde, klubi duhet të përballet me reduktimin drastik të buxhetit të pagave në skuadrën e parë, akoma dhe më shumë pas sjelljes së shpifur të një stafi të përkëdhelurish dhe milionerësh të pandjeshëm, të cilët refuzuan të bashkëvendosnin me klubin masat minimale për të garantuar stabilitetin tonë ekomonik, pavarësisht nga vuajtjet e njerëzve", thuhet në mesazhin e ish-presidentit dhe kjo drejtuar Messit dhe Suarez veçanërisht.

Ish-drejtuesi Ponti nuk kursehet kur bëhet fjala për reduktimet e pagave, duke etiketuar lojtarët (mes të cilëve edhe Pique) si bij kurv*sh. "Sa pak skrupuj duhet të kesh që të jesh një bir ku**e  i tillë", janë disa nga mesazhet që prekin Messin me shokë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm