Shefi i rendit në Vlorë, Haki Hasanbegaj, i arrestuar për shpërdorim detyre, ka patur lidhje të ngushtë me Elton Çiçan, të vrarë në 1 maj të 2016-së dhe i njohur si drejtues i një bande në jug të vendit.
 
Nga hetimet e Prokurorisë së Krimeve të rënda Haki Hasanbegaj komunikonte vet me Elton Çiçan.
 
Report TV ka arritur të sigurojë një përgjim të bërë nga Prokuroria Krimeve të rënda me Shefit të Rendit në Vlorë dhe Elton Çiçës.
 
Nga përgjimi dallohet se Çiça dhe Hasanbega kanë njohje me njëri-tjetrin. Ata komunikojnë në lidhje me lëvizjen nga detyra si shef i Komisariatit të Tepelenës të Hasanbegajt.
 
Shefi i rendit në Vlorë ankohet se ka qenë një person i lig i cili ka ndikuar në largimin e tij.
 
Ndërkohë Elton Çiça i ofron mbështetje të plotë Haki Hasanbegajt, duke i thënë se për të futet në konflikt me të gjithë.
 
Më pas biseda vazhdon për personat që kanë ndikuar për largimin e Haki Hasanbegës si Shef i Komisariatit të Tepelenës.
 
Biseda më datë 31.03.2016 telefonatë Haki Hasanbegas me Elton Çiça:
 
Eltoni: Ku je ti o vlla? S’të ……fare për mua
Hakiu: O po ça të bëj unë…
Eltoni: Unë të kam vlla, ti…
Hakiu: Na vuri i ligu para…
Eltoni: Kush?
Hakiu: Ai legenii i mi dhe i joti
Eltoni: Kush ta ka …. Ty? Se për ty prishem me të gjithë, nuk më …….
 
Biseda vazhdon për personat që kanë ndikuar që të lëvizin shtetasin Haki Hasanbegaj nga detyra si shef i Komisariatit Tepelenë
 
Shefi i rendit të Vlorës Haki Hasanbegaj i arrestuar tre ditë më parë për shpërdorim detyre, dekonspirim të operacioneve të policisë dhe kultivim narkotikësh rezulton si lidhje e ngushtë e grupit të drogës të drejtuar nga Elton Çiça i vrarë më 1 Maj 2016.
 
Hetimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka nisur në tetor të 2016-ës ku u asgjësuan 2 ton kanabis dhe nga përgjimet është zbardhur shqetësimi i narkotrafikantëve në momentin që Haki Hasanbegaj është transferuar nga shefi komisariatit të Tepelenës për në Drejtorinë e Vlorës.
 
Për këto lëvizje në policinë e shtetit Elton Çiça sipas Prokurorisë rezulton se ka qenë i informuar se cili do të zëvendësonte Hasanbegajn në drejtimin e komisariatit të Tepelenës.
 
Këta persona sipas prokurorisë janë përgjegjës për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, kultivimit të narkotikëve si dhe janë persona të cilët kanë pasur lidhje me drejtues të policisë vendore me qëllim mbrojtjen dhe shmangien e asgjësimit të bimëve narkotike.
 
Një tjetër përgjegjësi penale e efektivëve të policisë sipas hetimeve është dhe fakti se ata nuk kanë raportuar për parcelat e narkotikëve në zonat të cilat kishin përgjegjësi dhe këtë e kanë bërë kundrejt përfitimeve të paligjshme.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com