SHBA - Një delegacion i Parlamentit Europian i cili ka udhëtuar drejt Ëashingtonit, ka kërkuar përgjigje nga Agjensia Kombëtare e Sigurisë në lidhje me skandalin e përgjimeve të vendeve dhe liderëve europianë. Gjatë ditës së mërkurë, drejtori i përgjithshëm i Agjensisë Kombëtare të Sigurisë, Keith Alexander, tha se shumica e telefonatave u mblodhën nga agjentët e NATO-s në Afganistan dhe vende të tjera dhe se qytetarët francezë dhe spanjoll nuk ishin shënjestra e tyre.
Ai gjithashtu shtoi se shtypi europian raportonte lajme false në lidhje me NSA-në dhe aktivitetin e saj. Megjithatë përfaqësuesit e Parlamentit Europian shprehën dyshimet e tyre me përgjigjen e NSA-së. Claude Moraes, anëtar i Parlamentit Europian dhe kryetari i delegacionit në Ëashington, tha se kërkesa e tyre ishte thjesht sigurimi i një balance ndërmjet mbrojtjes së sigurisë dhe sigurimit që të kemi gjithashtu privatësi.
Megjithatë delegacioni mbetet i shqetësuar për privatësinë e qytetarëve europianë pas përgjimeve të kryera. Zyrtarë të Parlamentit Europian kanë folur ndërkohë edhe me zyrtarët e kompanive të Google, Yahoo dhe Facebook, duke u kërkuar mos t’u kalojnë informacionin personal të personave të regjistruar në database-t e tyre qeverisë amerikane pa miratimin e BE.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com