Përgjimet e Bild/ Reagon opozita, Gjunkshi: Zgjedhjet në Dibër u vodhën me dirigjent Edi Ramën

Përgjimet e Bild/ Reagon opozita, Gjunkshi: Zgjedhjet në Dibër u vodhën me dirigjent Edi Ramën

Pas përgjimeve të publikuara në median gjermane Bild mbi zgjedhjet e parakohshme në qytetin e Dibrës ku të përfshirë ishin shumë drejtues të lartë të PS, kanë ardhur edhe reagimet nga radhët e opozitës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:30
Përgjimet e Dibrës/Noka: Ky është kanceri që duhet shkulur, përpara së të na vrasë të gjithëve

Ish-deputeti i PD-së Flamur Noka ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin e tij Facebook lidhur me përgjimet e së përditshmes gjermane Bild.

Sipas tij, pushteti po bën përpjekje të vrullshme për të ngushtuar çështjen e vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër.

Ndërkaq, Noka ka rreshtuar disa 'pika', të cilat sipas tij dalin qartazi nga përgjimet e Bild.

"Kjo është gjëma që kanë sot në derë shqiptarët. Ky është kanceri që duhet shkulur, përpara së të na vrasë të gjithëve."-përmbyll ish-deputeti.

Reagimi i plotë:

Ka një përpjekje të vrullshme të pushtetit për të ngushtuar çështjen e vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër tek fjalori banal i pushtetarëve të majmur me paratë e drogës dhe të korrupsionit.

Ky është momenti që të mos bëhemi pjesë e propagandës së Bablokut të bandave të Dibrës e të gjithë Shqipërisë.

Përgjimet e publikuara nga Bild nxjerrin qartë si kristali:

Se Shteti është shndërruar në bandë.

Se bandat e drogës blejne votat dhe e komandojnë pushtetin.

Këto dy fakte të rënda dhe jo banaliteti i fjalorit të pushtetareve ka tronditur shqiptarët dhe miqtë e huaj.

Shqiptarët janë të tronditur e të neveritur.

Se ministra e deputetë përdorin shefin e policisë si komisar politik.

Se Shefi i policisë betohet e përbetohet për besnikëri politike ndaj Partisë.

Se Ministra e deputete i premtojnë karrierë shefit të policisë si shpërblim për masakrën elektorale.

I premtohet karriere shefit te policise te Dibres, që është edhe shef policie, edhe bos plantacionesh i hashashit, i dokumentuar ne listat e SHISH.

Kjo është gjëma që kanë sot në derë shqiptarët. Ky është kanceri që duhet shkulur, përpara së të na vrasë të gjithëve.

Duhet bërë sot. Nesër do të jetë vonë!

Ora 13:41
Luan Rama reagon për përgjimet e Dibrës: Të pafytyrë! Nuk do mund të shpëtojnë



Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama, me anë të një reagimi të bërë publik në rrjetet sociale ka komentuar përgjimet e publikuara dje nga gazeta gjermane “Bild”.

Teksa ka hedhur akuza ndaj Partisë Socialiste ai thotë se “Kryeministri dhe ministra, deputetë e banditë, ish-ministra, drejtorë, policë, trafikantë e biznesmenë konçensionesh e votash, përdhunues e sponsorë të tyre, janë bërë bashkë”.

Reagimi i plotë i Luan Ramës:

Të pafytyrë! Më e pakta do të duhej të heshtnin! Të heshtnin e të mos dukeshin gjëkundi për shumë kohë! Mirëpo, pafatyrësia qenka e pacak. Edhe paturpësia. E pacak edhe ligësia. Pafytyrësi, paturpësi e ligësi krimi!

Kryeministri dhe ministra, deputetë e banditë, ish-ministra, drejtorë, policë, trafikantë e biznesmenë konçensionesh e votash, përdhunues e sponsorë të tyre, janë bërë bashkë.

Bashkë e të gjithë njësoj. Banditë prej të parit tek i fundit!

Dhe dalin cullak, ashtu siç janë në të vertetë. Përndryshe lakuriq në sytë e të gjithëve, përmes përgjimesh të administruara ligjërisht prej prokurorisë, e cila në papërgjegjshmëri të plotë, në shpërdorim flagrant të detyrës e si një aneks i korporatës së krimit, nuk ka kryer asnjë veprim procedurial të paktën.

Për turp e për marre faqe gjithë botës, të gjithë kriminelë e hajdutë të votës!

E po këta, paturpësisht të pacipë, këta që vodhën e blenë, që shantazhuan e intimiduan zgjedhësit, këta që orgazmojnë e gogësijnë në orgjinë e krimit të tyre përmes telefonësh ku vjellin e ndyjnë njëri-tjetrin; ministra, deputetë, kriminelë, policë e trafikantë, keta që shkatërruan gjithçka lidhej me zgjedhjet, na dalin e na shfaqen si nismëtarë të një akti, të cilin ta quash antikushtetues është pak!

Duan të ndryshojnë Kodin Penal e të përfshijnë në të ndalimin per 5 deri në 10 vjet të të drejtës për të lëvizur lirisht jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për të gjithë ata që sipas vlerësimit të kësaj organizate kriminale, do të cënojnë apo prishin zgjedhjet!

Ndërsa këta vetë, prej të parit tek i fundit, të kapur në faj e në krim, të kapur duke vjedhur e blerë vota, me ministra e banditë, me policë e trafikantë, keta nuk pësojnë asgjë!

Sepse këta janë ata, të gjithë njësoj, të ngjashëm në pafytyrësinë e tyre si pjestarë të të njejtit grup kriminal, paçka se ku e zgjedhin skenën apo teatrit e krimit; në Maqellarë a Peshkopi, në Shijak apo Lezhë, në Shkodër, Elbasan, Berat apo në Kryeministri!

Nuk ka rëndësi si e kanë emrin. Mbiemrin e kanë të njejtë. Edhe fytyrën të njejtë e kanë!

Nën ethet e marrëzisë e panikut, aluçinantë e karakteropatë me rrezikshmëri të lartë shoqërore, keta banditë të pushtetit mendojnë se përmes represionit politik e policor të veshur me petka juridike, mund t’ia dalin të fshehin krimin elektoral që kanë kryer të gjithë bashkë, si një organizatë e strukturuar kriminale!

Asgjë nuk ka ndryshuar. Tipologjia është e njejtë. Si të gjithë ata që ndjejnë ngordhjen, edhe këta të organizatës së strukturuar kriminale po përpiqen të shtyjnë fundin, edhe pse e dinë që duke e shtyrë nuk i shpëtojnë dot ndëshkimit që vjen bashkë me të!

Asnjë kërcënim, me asgjë, as me burg, as me ndalimin e lëvizjes së lirë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, as duke ndërsyer në paligjshmëri të plotë policinë dhe as duke përdorur gjithë arsenalin dhe metodat që aplikojnë grupet kriminale, nuk do të mund të shpëtojnë!

Sepse nuk ka shpëtuar askush! Gjithë soji i këtyre, fundin e ka të njejtë: përballë ligjit, përballë drejtësisë!

Ora 13:31
Përgjimet/ Gjunkshi: BILD dëshmoi se zgjedhjet në Dibër u vodhën, të arrestohet Gjiknuri


Ish deputeti demokrat i qarkut Dibër, Xhemal Gjunkshi ka reaguar  pas përgjimeve të reja të publikuara mbrëmë nga Gazeta Bild, ku pretendohej  se zgjedhjet në Dibër u vodhën dhe u blenë nga qeveria në bashkëpunim me krimin e organizuar.

Me ironi Gjunkshi përdor edhe fjalët e përgjuara të Damian Gjiknurit teksa gëzohej për rezultatin e zgjedhjeve dominuese në Dibër.

Më pas Gjunkshi ka thekson se përgjimet sipas tij tregojnë qartë se qeveria është jo legjitime.

U dëgjua regjisori Damjan Gjiknuri i cili me paratë e shqiptarëve dhe me grupin e gangsterëve kishte shkaktuar "tërmet"! U dëgjua Ulsi Manja, i cili pas atyre "vjedhjeve" u gradua Kryetar i Komisionit të Ligjeve, njeriu që do të bënte dhe po bën Reformën në Drejtësi, ose siç i themi ne nga Dibra "Me i var ujkut mëlçitë për qafe" U dëgjua Sajmir Tahiri i cili flet me shefat politik policor për vjedhje votash si dhe politizimin e  kupolës se Policise se Shtetit! U dëgjuan drejtorët e institucioneve dhe të bashkisë, që herë bënin pazare për vota e herë bënin presion duke ofenduar, poshteruar e intimiduar votuesit. Ne kete situate tejet të rende, me pasoja te pa parashikueshme per vendin; per te mos e derguar  popullin në vlla-vrasje, i bëjmë thirrje kryeministrit dhe qeverisë të dorëhiqen menjëherë,  nga ëndrrat diktatoriale për të bërë votime komuniste. Të shkarkohet dhe të merret nën hetim menjëherë Ulsi Manja nga Kryetar i Komisionit të Ligjeve, si njeri i pabesueshëm për të ndjekur reformën në drejtësi. Të arrestohet Damjan Gjiknuri si truri i vjedhjeve të votave në Dibër. I bej thirrrje ushtar Lleshaj: Te distancohet nga kjo bande e organizuar kriminale”, tha Gjunkshi.

 Gjukshi më pas ka thënë se ne kundershtim me ligjin dhe kushtetuten PS  zgjodhi 'marionetën' e tyre Arta Marku si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme,. Sipas pretendimeve të Gjunkshit, Marku së bashku me ekipin e saj  varrosën  të gjitha dosjet e krimit duke perfshirë edhe dosjen 184!

Harrojeni qe ne keto kushte dhe me kete bande kriminale mund te realizoni votimet me date 30 Qershor 2019”, tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • doni: 20/06/2019 14:38

    O ju zente Muli o zot ajo qe pohon vete ti rrugac i ndyre megjithe horrat qe ju ndjekin nga pas

    Përgjigju
  • qytetari i indinjuar: 20/06/2019 14:32

    Keto qenkan te luajtur nga fiqiri,po mire popullin per budallenj e merrni ju,ju te PD-LSI jeni e keqja e madhe e ketij vendi,ate Like Floririn cojeni tek Baba Tomorri ti dale e liga dhe inati se mos plas ndonje dite,uthulla e forte thyen enen e vet,me shpellare e horrat e rrugeve do merni pushtet ju!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Arjana: 20/06/2019 14:26

    Pafytyresia dhe ligesia kane fytyren e Ilir Kryehajdutit e te Monika rrugaces dhe tuajen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive