TIRANE- Në dosjen hetimore të prokurorisë së Barit mbi hetimin për trafik ndërkombëtar kokaine të shtetasit Kleves Muja ky i fundit është interceptuar duke komunikuar me shtetasin shqiptar Gazmend Eljazi. Muja fliste në telefon nga Shkodra ndërsa Eljazi ishte i stacionuar në Empoli. Të dy kanë rënë në... gjurmë të hetuesve pas kontakteve që merrte Eljazi me shtetasin kolumbian Patino Trochez, i cili nga ana e tij i kontaktonte shqiptarët me urdhër të një shtetasi serb të quajtur "Dusko Micunovic" (Duka i Beogradit) të cilin italianët e hetonin prej dy vitesh. Në dosjen e prokurorisë italiane Kleves Muja përshkruhet si një person që kishte rrjetin e tij në Itali dhe siguronte drogën me mbështetjen e shtetasit serb Micunovic i cili kishte lidhje direkte me kartelet kolumbiane. Dosja hetimore italiane e përshkruan Dusko Micunovicin si kreun e organizatës, madje në dosje ai përshkruhet si "një njeri me shumë influencë dhe autoritet mes nëntokës së krimit në Serbi për shkak të fuqisë dhe pushtetit që kishte akumuluar sëbashku me të vëllanë në Serbi dhe Mal të Zi". Episodet ku është interceptuar Muja i takojnë periudhës Maj-Qershor 2005, ku sipas prokurorisë italiane Muja po kontaktonte shtetasin kolumbian Patino Trochez për ti dorëzuar lekët pas shitjes së mallit që e kishte marrë nën garancinë e Dusko Micunovicit. Hetuesit shprehen se Muja ka ngarkuar shtetasin Gazmend Eljazi për të bërë dorëzimin e parave fill pasi ishin kryer shitjet e sasive të kokainës së siguruar në mirëbesim nga Vucinovic. Në episodet e regjistruara nga hetuesit Muja urdhëron Gazmend Eljazin që ti dorëzonte 80 mijë euro shtetasit kolumbian, i cili kontrollohej nga serbi Micunovic. Pasi kanë regjistruar telefonatat në kohë reale hetuesit kanë bërë dhe fotografimet në terren mes shtetasit Gazmend Eljazi dhe kolumbianit Patino Trochez. Sipas hetuesve italianë Muja dhe Eljazi ndonëse furnizoheshin nga serbi Micunovic kishin një treg të të pavarur për shitjet dhe mbanin kontakte me të tjerë shtetas italianë dhe shqiptarë rezidentë në Itali për shitjen e kokainës. Në vitin 2005 kjo organizatë sapo kishte nisur hyrjen në tregun e kokainës. Në vitin 2008 hetimet vazhdonin dhe prokurorët zbuluan se Micunovic ishte kthyer në një importues grosist në Evropë dhe kishte rritur së tepërmi kapacitetet për importimin e kokainës nga Kolumbia drejt Evropës. Hetimet zgjatën deri në vitin 2010 kur nisi dhe operacioni i arrestimeve "Shah Mat" që vuri në pranga 30 persona ndërsa 7 persona të tjerë u shpallën në kërkim ndërkombëtar.
Biseda nr. 507 ora 17.12 datë 19.05.2005
Bisedë e regjistruar ndërmjet Eljazi Gazmend (Gazi) dhe Muja Klevis.
K-Klevis G-Gazmend
Gazi- Alo
Klevis-Hë mo ça bëre?
Gazi- Asgjë
Klevis-Ça thuhet ndonjë gjë
Gazi-Po mirë
Klevis-Mos ke folur gjë me njeri andej?
Gazi-Jo, fare me asnjë skam fol
Klevis-Ëhë..epo fol me Lisin atëherë
Gazi- Si the?
Klevis- Fol me atë mo, Lisin, a si e ka ai
Gazi- Po ai tha që do më merrte vetë në telefon po smë ka marrë akoma
Klevis-Ëhë..epo merre ti
Gazi-Unë ndezur e mbaj telefonin
Klevis- E mo mir, telefonoje vetë, pyete ça je duke bërë, ca po bën etj
Gazi- Epo mirë ...mua më tha (nuk kuptohet)
Klevis-Gjysmë ore? Po unë dje fola vetë me të
Gazi- Po dhe si të tha ai?
Klevis- Po më tha që ishte dakord për tu takuar sot, ku di un tani
Gazi- Ou ashtu paska thënë?
Klevis- E... ndaj mori dhe në telefon
Gazi- Ëhë... epo mirë
Klevis- Hajt mirupafshim
Biseda nr.541, ora 22.14, më datë 20.05.2005
Bisedë e regjistruar ndërmjet Eljazi Gazmend (Gazi) dhe Muja Klevis.
K-Klevis G-Gazmend
Gazi- Alo?
Klevis- Hë mo çpo bën?
Gazi- Mirë fare
Klevis- Ç'më thua ndonjë gjë?
Gazi- Fola me atë mikun (shënim i prokurorisë: bëhet fjalë për personin e bisedës paraardhëse)......më tha se do vinte sot ai, sot pasdite më tha se do vinte.....po më mori në telefon tani pasdite dhe më tha se do vijë nesër
Klevis- Ah...ti ça bën ndonjë gjë tjetër andej?
Gazi- Ça të bësh këtu, asgjë.
Klevis- Bërë ndonjë gjë për atë muhabetin?
Gazi-Ë?
Klevis- Për atë Audi V bërë ndonjë gjë po të them?
Gazi- Jo jo skam bërë dot gjë fare për atë.....se kam qenë i mbytur fare deri në grykë i zënë me punë.
Klevis-Po?
Gazi-Skam pas kohë fare me lëviz....ja dhe tani në punë jam.
Klevis- Opo shif mos bën diçka punë.....sepse pas të hënës them se i kam mbyllur këto punët e tjera
Klevis-E mirë ti e di tani
Gazi-Ë?
Klevis- E ke bërë të paktën një njëzetëshe gati ti aty?
Gazi- Edhe pak fare ka mbetur....deri të hënën zgjat kjo punë, të hënën nga ora 10- 11 do mi sjellë më atë mikun...
Klevis-Epo mir
Gazi-Jemi në rregull?
Klevis-I bën gati të gjitha?
Gazi-Të gjitha thua ti?... edhe pak fare më duhet, ska problem.....gjatë javës do jenë mbarur të gjitha bashkë me atë tjetrën.
Klevis-Epo mirë
Gazi-Për të mos thënë që e mbyll muhabetin që në fundjavë
Klevis-Pse do vijë?
Gazi- Ka ngelur kjo e fundit fare.....deri në fund të javës e kupton vetë ti...
Klevis- Epo se do vijë ai miku të të takojë...prandaj them
Gazi- Dëgjo më mirë të më takojë çik më herët ky këtu, të shohim njëherë çdo na bëjë ky zotëria këtu...e pastaj e flasim, si thua?
Klevis- Po mo
Gazi- Kështu do e lëmë muhabetin domethënë?
Klevis-Dakord.... bëj gati gjërat dhe çoja atij mikut aty
Gazi- Mir mir, po të paktën të shof njëherë se çdo më thojë ky nesër..
Klevis- E ke një 15-she?
Gazi-Çfarë?
Klevis- 15 , a i ke 15?
Gazi- Mbase i kam, deri të hënën i mbarojmë dhe të tjerat...në rregull?
Klevis-Po po
(hh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Muja trafik droge me ortakët e Arkanit