WASHINGTON- Presidenti amerikan Barack Obama pasditen e të premtes mbajti një fjalim, në lidhje me ndryshimet në programet e përgjimit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, me qëllim që të rifitojë besimin e publikut lidhur me inteligjencën kombëtare. Gjatë fjalimit të tij, Obama ilustroi se si do të ndryshojë aktiviteti i Agjencisë NSA, duke u shpreh se dështimi i Inteligjencës, mund të kishte sjellë një 11 shtator të dytë.

Obama theksoi se aktiviteti i Inteligjencës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të jetë më transparent dhe do të përdoren për mbledhjen e të dhënave, për luftën kundër terrorizmit, mbrojtjen e trupave ushtarake dhe për të luftuar krimin.
 
Sipas Obamës, zyrtarët e Inteligjencës amerikane nuk kanë abuzuar qëllimisht me programet e përgjimeve, duke prekur edhe privatësinë, por kritikët kanë të drejtë kur thonë se pa një program të veçantë në mbledhjen e të dhënave, këto të fundit mund të shpërdorohen.

Gjithashtu, presidenti amerikan tha se nëpërmjet këtyre përgjimeve, është bërë e mundur shpëtimi i shumë jetë njerëzish, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por në të gjithë botën.

Obama tha se sekreti i agjencive të përgjimit, nuk do të ruhet për një kohë të papërcaktuar, por për një periudhë të caktuar. Sekreti do të mbahet gjatë, nëse do të kërkohet nga qeveria e cila do të ketë motive reale për këtë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama, ka deklaraur se do të vendosë limite për programin e përgjimeve dhe për mbledhjen e informacioneve nga ana e Agjencisë së spiunazhit NSA dhe të agjencive të tjera.

Inteligjenca, nuk mund të funksionojë pa sekretin, duke evituar që njerëzit e spiunazhit të mos jenë objekt i debatit publik.

Instrumentet e përdorur nga inteligjenca, kanë evituar atentate të tjerë terroristë, por është rritur edhe rreziku i invadencës shtetërore, për këtë motiv, Obama u ka shpjeguar agjencive të Inteligjencës, që nuk do të mbahen nën kontroll komunikimet e liderëve qeveritarë të shteteve aleate, vetëm nëse do të ketë një shkak të rëndësishëm, që cënon drejtpërdrejt sigurinë kombëtare.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)