TIRANE- Zbardhen detajet e hetimit nga SHKB-ja ndaj specialistit të antidrogës Anoril Cani. Si u lidh me trafikantët gjatë kohës që punonte te sektori i përgjimeve. Si u krijonte lehtësi dhe mbrojtje nga hetimet dhe garantonte rrugët e transportit të drogës brenda Shqipërisë. Dyshohet se Cani ka dekonspiruar 4 hetime për trafik ndaj shtetasit Ilir Shehaj me të cilin nisi të punonte ortak.
Nje hetim rutinë i SHKB-së duket se ka çuar në zbulimin rastësor të një prej rrjeteve më të fuqishme në biznesin e drogës në Shqipëri. Anoril Cani një specialist antidroge 31 vjeçar punonte prej 8 muajsh në Drejtorinë e Përgjithsme të Policisë. Në muajin gusht një agjent i SHKB-së bën një raport ku në bazë të informacioneve të mbledhura nga agjenti rezultonte se specialisti Cani konsumonte lëndë narkotike të llojit kokainë. Duke qenë se punonte specialist në sektorin e Antidrogës SHKB-ja nisi hetimet për të verifikuar lidhjet dhe vendet ku Cani siguronte kokainën pasi përdorimi i drogës nga ana e tij dhe kontaktet me trafikantët mund të ndikonin dhe në detyrën e tij. Në muajin Shtator SHKB-ja i relaton materialet prokurorisë dhe kjo e fundit jep dritën jeshile për nisjen e hetimeve dhe urdhëroi përgjime ambientale dhe elektronike për 31 vjeçarin Cani. Përgjimi dhe vëzhgimi i Anoril Canit nuk ishte një detyrë dhe aq e thjeshtë, Anoril Cani ishte jo vetëm një polic që i dinte hilet, por e kaluara e tij e ka qenë e lidhur ngushtësisht dhe me teknikat e përgjimeve dhe të gjurmimit.
PERGJUESI
Përpara se të niste punë si specialist i antidrogës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në muajin shkurt të këtij viti, Anoril Cani kishte punuar për katër vite në sektorin e përgjimeve elektronike në prokurori. Ai ishte një mjeshtër i përgjimeve dhe një njeri që njihte të gjitha teknikat. Hetuesit thonë se Anoril Cani duke punuar në këtë sektor ka mundur të hynte në kontakt dhe me trafikantët e drogës. "Hetimi i nisur këtë vit zbardhi dhe shumë detaje nga e kaluara e Canit. Ai ka hyrë në kontakt me trafikantin Ilir Shehaj gjatë kohës që ka qenë në sektorin e përgjimeve. Ky fakt i jep përgjigje dhe katër operacioneve të antidrogës të zhvilluara disa vite më parë ndaj shtetasit Ilir Shehaj, operacione të cilat kanë dështuar katër herë gjatë hetimeve për trafik ndërkombëtar droge ndaj tij. Siduket Shehaj ka patur informacionet e duhura për të mos gabuar gjatë kohës që ishte në përgjim dhe gjatë kohës kur përgjimet i kryente Cani", - thanë dje burime nga prokuroria. Hetimet kanë zbuluar se Shehaj ka qenë kreu i organizatës që bënte trafikimin e sasive të mëdha të drogës nga Turqia dhe Hollanda ndërsa Anoril Cani ka rezultuar ortak i tij me 20 përqind, por shpesh herë dhe transportues i drogës por edhe pika kyçe e kontaktit të grupit, njeriu që mbulonte aspektin më të vështirë të trafikut: Sigurinë e rrugëve të kalimit dhe imunitet nga hetimet. Por duket se Cani nuk ka qenë i vetmi efektiv policie që mund të jetë bërë pjesë e trafikut, pasi një tjetër zyrtar, madje zyrtar i lartë i policisë me gradën Kryekomisar është duke u hetuar si pjesë e të njëjtit grup nga SHKB-ja.
TELEFONATAT
Anoril Cani ka qëndruar që nga Shtatori i këtij viti në mbikqyrje dhe përgjim të pandërprerë. Operacioni hetimor ndaj tij është kryer me shumë kujdes dhe personat e përzgjedhur për mbikqyrjen dhe përgjimin e tij kanë qenë shumë të përzgjedhur pasi dyshohej se Cani mund të kishte njerëzit e tij brenda ekipit të përgjimit. E megjithatë duket se Cani ka patur alergji nga bisedat telefonike. Në një telefonatë që ka patur me shtetasin Ilir Shehaj(alias Gjyshi)biseda është bërë me nëntekst ndërsa Cani i është përgjigjur prerë: "Do veproni kur t'u them unë. Pikë. Më në telefon sdua nga këto pyetje". Vetëm kaq kanë mundur hetuesit të interceptojnë në telefonatat e Canit dhe gjithçka më pas ka vijuar me mbikqyrje të pandërprerë dhe përgjimet ambientale. "Ka qenë një punë shumë e vështirë për gjurmimin dhe dokumentimin e trafikut. Anoril Cani është një njeri shumë shumë i zgjuar dhe finok. Kemi punuar shumë që të dokumentonim në flagrancë transportin e drogës pasi nga përgjimet telefonike dhe ambientale nuk mund të bëhej dot asnjë lidhje pasi ishte shumë skrupuloz në komunikim por edhe në veprime shumë i paparashikueshëm. U deshën dy muaj që të kuptonim se si merrnin kontakt dhe kur ishin momentet dhe skemat që zgjidhnin për të bërë lëvizjet me ngarkesë narkotiku", - thanë dje të njëjtat burime. Nga ana tjetër mësohet se përveç Anoril Canit dhe tre të arrestuarve të tjerë Ilir Shehaj, Gentjan Gjoka dhe Madrit Dule janë nën hetim edhe shtatë persona të tjerë të dyshuar si të lidhur me këtë trafik që kap vlerën e rreth 3 milionë eurove.
( Foto: Anoril Cani)
(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

U kap me 8 kg kokainë dhe 52.3 kg heroinë