'Më bëri pritë'/ Noka flet pas daljes së përgjimeve: Te shtabi i PS-së shkova për ballafaqim (Rrëfimi)

Nga biseda e përgjuar që u publikua sot del dëshmia, të cilën Bild e anashkalon pa e përmendur fare, mbi veprimet e një bande të Partisë Demokratike të drejtuar nga ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka që përndiqte dhe kërcënonte përfaqësuesin socialist. Në bisedë Arben Keshi tregon për një pritë gjatë natës, ku 50 veta e kishin ndjekur, por ai i shpëtoi në minutat e fundit duke u futur tek shtabi pranë hotelit ku ai flinte, por i kanë dhunuar djalin e tij.

Pra më shumë se blerje e votave nga ky përgjim del përpjekja për ta mbrojtur votën nga banda e Lulzim Bashës. Për të folur mbi këtë cështje ishte i ftuar sonte në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' Flamur Noka, i cili shpjegoi rolin e tij në zgjedhjet e para tre viteve në Dibër.

"Ajo që është thelbësore dhe alarmante në këtë situatë është që pas cdo përgjimi, fshihen qeveritarë të lartë të pushtetit dhe kulmojnë me përfshirjen e kryeministrit, ministrave dhe deputetëve. Blerja e votës nuk ka qenë spontane apo e lokalizuar diku, po dalin cdo ditë dhe Bild po i bën publike, pasi gjithcka është e kapur nga Rama në Shqipëri. Skandalet janë ulëritëse ku përfshihet direkt kryeministri në blerje, manipulim dhe shantazhim. Vjedhja e votave ka qenë e instrumentalizuar nga krimi në pushtet dhe arkitekti ka një emër; Edi Rama. Unë kam qenë dëshmitar i një ngjarje të tillë.

Kishim informacione nga banorë të zonës nga qytetarë të Maqellarës, cdo ditë që intimitoheshin dhe kërcënoheshin nga ky Arben Keshi, shefi i komisariatit Robert Ago, kush nuk pranonte blerjen, ishin dy persona, zyrtarë të lartë të shtetit, i vërtetojnë përgjimet. Ju dëgjoni Arben Keshin, por është edhe Ago, që kishte shkuar derë më derë dhe paganin para dhe kush nuk pranonte këta e kërcënonin.

Kam pasur atë ditë disa qytetarë me vete dhe doja ti ballafaqoja pse i kërcënoni? Ata kërkonin që ti ballafaqonim pasi u kërcënuan nga këta dy persona. Dhe unë isha i detyruar ti kontaktoj. Kisha një informacion se thasët me para i kishte në makinë dhe e pranon edhe vetë ai se iku për dy minuta, se mund ta kishim kapur me thasët me parë.

Po a pati incidente? Kishte mes banorëve dhe njërit prej ushtarëve të këtyre që merrej me shit blerjen e votave. Incident normal sikur ndodh në fushatë. Isha dëshmitar i kësaj maskarade. Atë ditë dolëm se kishim informacion se kishte thasë me para. Më pas shefi i komisariatit u gradua, ndërsa për këtë Keshin nuk kam informacion, e kanë cuar oficer krimesh në Dibër, e rikthyen prapë në polici" tha ai.


Lajmi kryesor:

Banda e PD-së në përgjimet e Bild, Noka te '5 Pyetjet': Te shtabi i PS-së shkova për ballafaqim (Rrëfimi)


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

LIVE-Turi me diasporën, 'militantët' e Berishës 'të infiltruar' në takimin e Ramës, thirrje kundër tij! Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana

LIVE-Turi me diasporën, 'militantët' e Berishës 'të infiltruar' në takimin e Ramës, thirrje kundër tij! Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana