Përgjimet/ Gjergj Cukali, bisedat
që zbuluan trafikun e kokainës

Përgjimet/ Gjergj Cukali, bisedat<br />që zbuluan trafikun e kokainës
Gjergj Cukali, që konsiderohet si i forti i rrugës “Myslym Shyri” ka pikasur se po përgjohej nga policia dhe mënjëherë ka mbyllur telefonin. I vënë në dijeni se ishte në mbikqyrje, Cukali ka përdorur një numër tjetër, duke marrë kontakt me shtetasin Artur Tarja, të cilit i kërkon që të shkojë deri tek kryqëzimi i “21 dhejtori”, për të takuar dikë në vendin ku bëhen çelësat. Në fakt Tarja ka zhvilluar një takim me një person të panjohur pikërisht në këtë vend, nga ku ka marrë informacion se Cukali dhe grupi i tij ishte në mbikqyrje të plotë dhe se ai do bënte diçka.

Mirëpo Cukali ka kërkuar të dinte se sa ishte “kafja” e kësaj pune, ndërkohë që Tarja nga ana tjetër i ka sugjeruar se personi që kishte takuart tek çelësat do t’i kthente një përgjigje në një moment të dytë. Më tej, Tarja i thotë Cukalit që të mos flasë me askënd dhe duhet të qëndrojë nja 10 ditë i izoluar duke mos dalë në rrugë. Kjo bisedë tregon se ata ishin vënë në dijeni të një arrestimi të mundshëm ndaj duhet të qëndronin në heshtje. Mirëpo frika e policisë dhe prokurorisë se Cukali mund të zhdukej duke ju shmangur kapjes, ka sjellë reagimin e menjëhershëm duke organizuar operacionin “Tangent” dhe arrestuar Cukalin e bashkëpuntorët e tij, mes të cilëve dhe një femër që ishte financierja e grupit.
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë