Ish-deputeteja e LSI, Klajda Gjosha ka reaguar pas daljes së përgjimeve të reja nga gazeta gjermane Bild. Sipas Gjoshajt artikulli i Bild ka shkaktuar tërmet për qeverinë shqiptare por edhe në radhët e drejtësisë.

Më pas ish-deputetja e LSI dënon aktet që sipas saj cënojnë zbardhjen e të vërtetës.

Postim i Gjoshaj:

Artikulli i Gazetës Gjermane Bild duket se ka shkaktuar një tërmet të vërtetë për qeverinë shqiptare dhe mesa duket edhe në rradhët e drejtësisë.

Është kriminale sjellja e Prokurorisë, që kërkon t’i heqë të drejtën medias dhe gjithë shoqërisë, për fjalën e lirë!

E dënoj rëndë cdo akt që kërkon të cënoj zbardhjen e të vërtetës, në kohë krize kaq të thellë për vendin, ku nevoja për të bërë drejtësi kalon cdo limit!

Por dënoj akoma më shumë, faktin që drejtësia shqiptare merr urdhëra nga partia në pushtet, duke i shërbyer qorrazi një grushti individësh që kanë marrë peng demokracinë në Shqipëri!