Prokuroria ndaloi 15 persona mes tyre dhe dy mjekë të cilët jepnin teste COVID false, kundrejt pagesës 35-40 euro. Ndalimet janë firmosur nga Prokuroria e Tiranës. Hetimi nga organi i akuzës nisi pas kallëzimit të një administratori të një laboratori në kryeqytet. Në kallëzim thuhej se fletë të analizave për testin COVID të falsifikuar me logon e këtij laboratori dhe po përdoren për të lëvizur në mënyrë të parregullt në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian, pa bërë analizat në laborator. Pas verifikimeve fillestare prokurori Bledar Valikaj ka urdhëruar ndalimin e 15 personave, mes të cilëve dy mjek, një inxhinier i OSHEE-së, dhe 12 persona të tjerë. Prokuroria ka kërkuar ndalimin e mjekut laborant në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Klodian Muharremi, mjeken Marinela Kalaja dhe inxhinierin e OSHEE, Igli Çela. Po ashtu, urdhër-ndalimi është dhënë edhe për Eltjon Kolën, Klodjan Krasniqin, Blerim Cibakun, Erblin Prengën, Artur Danin, Alfred Canin, Mario Bicjan, Xhuliano Senkon, Ervin Hoxhën, Taulant Kamberin, Eraldo Kalemajn dhe Ermir Koçin. Të gjithë këta persona kanë bashkëpunuar me organizatorin kryesor, duke i gjetur klientë për falsifikimin e testeve të COVID-19.
Report TV ka siguruar dosjen e plotë të prokurorisë, në të cilën thuhet se përmes informacioneve u bë i mundur fillimisht identifikimi i personit që kishte mundësi të falsifikonte këto teste, dhe bëhej fjalë për Roland Karricën. Karrica kishte në pronësi një dyqan internet-kafe në rrugën “Zihni Sako” në zonën e Oxhakut, përmes së cilit ka kryer aktivitetin e kundraligjshëm.
Gjatë kontrollit të ambienteve të dyqanit të Karricës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale nëpër sirtarë dhe rafte teste të plotësuara dhe bosh me logon e laboratorëve në kryeqytet, një USB, një laptop i markës HP, përmes së cilit janë zbuluar se në brendësi të tij ka pasur materiale implikuese për falsifikimin e testeve. Emrat dhe roli i bashkëpunëtorëve janë zbuluar përmes këqyrjes së aplikacionit ëhatsapp të Roland Karricës, në celularin e sekuestruar. Në këtë aplikacion komunikimi janë gjetur biseda voluminoze me njerëz të cilët i kërkonin që t’u siguronte teste false të Covid, kundrejt pagesës, po ashtu edhe biseda me bashkëpunëtorët që e ndihmonin për të gjetur klientë, mes të cilëve edhe dy mjekët dhe inxhinieri i OSHEE.
Në bisedat e shumta në aplikacionin whatsapp të Karricës me persona të tjerë, në disa raste kërkohen edhe dokumente falsifikimi për rripin e sigurimit dhe dëshmi penaliteti.
(Kliko këtu për urdhrin e ndalimit e të dyshuarit/ve për një krim)
Në dosjen hetimore të prokurorisë që arriti që të çmontonte dhe të godiste grupin e falsifikatorëve të testeve anti-COVID-19 provat nga përgjimet dhe jo vetëm kanë qenë të shumta për organin e akuzës. Mjekja Marinela Kalaja i dërgon Ronald Karricës një kartë identiteti, në të cilën i thotë se dalja i duhet për nesër pasdite.
Biseda e zbardhur
Marinela Kalaja: daljen per neser mgjes
Marinela Kalaja: mfal neser masdite
Marinela Kalaja: se avioni e ka te henen mgjes
Ronald Karrica: Nesër për nesër darkë
Marinela Kalaja: po
Marinela Kalaja: mos ma harro
Marinela Kalaja: te lutemmm
Ronald Karrica: Po nisem
Marinela Kalaja: Missed voice call
Marinela Kalaja: o roni te lutem
Marinela Kalaja: a do vonohesh shume
Report Tv ka zbardhur një tjetër bisedë mes Ronald Karricës dhe mjekut Klodian Muharremi ku bisedat janë rreth orareve se kur lëvizin qytetartë që duan të pajisen me testin COVID. Mjeku Klodian Muharremi në biseda të ndryshme i kërkon Roland Karricës për të bërë tampona , ndërsa me batutë mes tyre shprehen edhe se 'Lul Basha e ka fajin'.
Biseda e zbardhur
Roland Karrica: Mirmjes
Klodian Muharremi: Per rripin
Klodian Muharremi: Mi silll ke puna
Klodian Muharremi: Dhe te jap ndonje gje
Klodian Muharremi: Ok
Klodian Muharremi: Sa fotokopje jane
Roland Karrica: Legen
Roland Karrica: Lul basha e ka fajin
Klodian Muharremi: Ke puna
Klodian Muharremi: Ok
Roland Karrica: Pffff
Klodian Muharremi: Missed voice call
Roland Karrica: Jam tu bo grafi ne filen
Klodian Muharremi: Ok
Roland Karrica: Pasdite
Klodian Muharremi: Po
Klodian Muharremi: Drek
Roland Karrica: Ok
Klodian Muharremi: Ti kesh gati
Klodian Muharremi: Per kete burre e grua jane keto orare
Klodian Muharremi: Missed voice call
Klodian Muharremi: Missed voice call
Klodian Muharremi: Ja ti them
Report Tv ka zbardhur një nga bisedat mes falsifikatorit të testeve të COVID Roland Karrica dhe një qytetari i cili kërkonte një test fals për t'u larguar jashtë vendit. Në diskutim qytetari i jep orarin se kur do të niset avioni, ndërsa Karrica që do të krye falsifikimin e testi të COVID thotë se çmimi është 25-35 euro, por me mik mund t'jua bëjë me 2500 lekë.
Biseda e zbardhur
Eltjon Kola: 7:40pm e Ka sot fluturimin
Roland Karrica: Ok
Roland Karrica: Dje darkë për sot në mjes ora 10.12
Eltjon Kola: Ok
Eltjon Kola: A u bo dak
Roland Karrica: Po
Roland Karrica: Me 10 euro ose 1250 copa do i bëjmë deri ne fund gushtit. ok
Roland Karrica: Thuji 25 ose 35 euro tjerëve
Roland Karrica: Ose për mik me 2500 lekë.