Përgjimet, ja si kontrollohej rrjeti i prostitucionit nga Shqipëria në Greqi

KORÇË- Mirel Fasho dhe i dënuari me burgim të përjetshëm Roland Luli nga Korça, janë njerëzit që kanë organizuar dhe financuar gjithçka për trafikun e një vajze të mitur në Greqi dhe kultivimin e një parcele hashashi në zonën e Moglicës. Të dy këta persona konsiderohen si drejtuesit e këtij grupi që vepronte në Korçë dhe Pogradec. Vajza e mitur që ishte piketuar nga Mirel Fasho për tu trafikuar, ishte shkëputur nga familja e saj në Mollas të Elbasanit, dhe kishte shkuar në banesën e Mirelit, të cilën ai e kishte prezantuar si nusen e rradhës. Fasho dhe Luli, prisnin që të mbushte moshën, pasi ajo ishte e mitur dhe më pas ta hidhnin në Greqi për ta shfrytëzuar si prostitutë. Pikërisht në Greqi Landi dhe Mireli kishin disa vajza nga Korça dhe Librazhdi që i shfrytëzonin si prostituta. Gjithashtu në momentin e arrestimit të Ermal Basha,midis të tjerash me vete i është gjetur një kontratë noteriale, e cila bën fjalë për lejimin e saj nga prindërit me qëllim daljen e shtetases së mitur S.Gj.jashtë kufijve të territorit të Shqipërisë.Sot “Shqiptarja.com” vijon me publikimin e përgjimeve të tjera, ku duket qartë aktiviteti kriminal i këtij grupi. Në një bisedë Mireli dhe Landi diskutojnë për aktivitetin e kultivimit që po ndjek Landi dhe rëndësinë që ka aktualisht në drejtim të qëndrimit dhe angazhimit të tij pranë parcelës.

Konkretisht mes dy personave zhvillohet kjo bisedë:

Landi: Tashi për të shkëputur nuk shkëputem dot unë. Për 4-5 ditë, kur të vijnë ato. Edhe t’i llafosim gjërat nga afër, hahet, s’hahet, bëhet, s’bëhet, si, qysh, tek. Se s’është puna në dorën time, dua unë e. A bëhet?

Mireli: Ore po t’i vihesh me themeli, s’ka gjë mos bëhet ore.

Landi: E o mirë, me themeli o me themeli i bie ë të merremi a neve dhe t’i lëmë këto, këtu, këto edhe pastaj t’iu vë çakmakun unë.

Mireli: Po për këtë po them unë, që po ta hëngri sharra.

Landi: Unë sa ve çakmaakun, t’i lë gjërat këtu edhe të merrem as asaj unë dhe në fund fare ia bën prraff, një telefonatë ajo dhe kërcet ikën andej matanë të vete të harboj edhe nga Elbasani të ndjek elbasanlliun unë pastaj.

Mireli: Epo ajo punë ashtu e ka ore, që...

Landi: Nuk i le dot këtu këto unë ore

Mireli: Po po bre të kuptoj, e kam fjalën që ajo punë s’ka siguri ore.

Landi: Ore më mirë të mos i nisem edhe t’i bëj hyzmet kësaj që kam nisur këtu, sesa t’i nisem asaj e ta humbas këtë këtu.

Mireli: Po pastaj o them bre ajo punë s’ka si rri ore. Mos e dish se do t’i nisësh edhe. Siguri s’ka atje, ajo thikë me dy presa është. Ay mund të bëhet për momentin e prishet më vonë. Si rri nuk ka ajo është kështu hidhi kokë a pil. E merr vesh o, i merr s’i merr.

Landi: Atë e di unë

Mireli: Edhe shpenzime shumë kanë vajtur a më kupton. Tashi unë s’do rri të merrem nga dita me atë, kupton? Edhe ay llafi tënd, pa një dhjeçkë nuk shpëton dot.

Landi: Po po ore. Po prapë jo do t’i nxjerrësh pashaportë, jo pi... e s’ëmës e

Mireli: Po nuk ka lidhje me ato ore, ka probleme shumë, do vijnë ata, i bie që do t’i heqësh ti shpenzimet. Do venë pranë atje, ti i ke shpenzimet në kurriz.

Landi: Po si t’ia bësh atëherë? Se ti i re lapsit kështu gjatë e gjërë, po problemi është se s’i mendove.

Mireli: Jo unë i kam rënë lapsit ore.

Landi: Po si i ke rënë lapsit ti?

Mireli:Unë i kam rënë gjer ne “pesëmbëdhjeta”. I kam rënë unë gjer ne “pesëmbëdhjeta”, të sigurta.

Landi: Pesëmbëdhjeçja me tonat apo me të grekut?

Mireli: Po në daç me tonat, në daç me të grekut o...

Pas kësaj bisede në datën 5 qershor 2019 Landi, ka kryer telefonatë me një person tjetër që quhet Roni, person ky i cili njëkohësisht ka biseda telefonike edhe me Mirel Fasho. Roni është i përfshirë në kryerjen e veprimeve rekrutuese të së miturës S.Gj dhe njëkohësisht i është ofruar dhe ka kërkuar që të shkojë në Greqi dhe të punojë për llogari të Mirel Fashos, me qëllim mbikëqyrjen e aktivitetit të vajzave, të cilat ushtrojnë prostitucion në Greqi. Më konkretisht ndërmjet Landit dhe Ronit është zhvilluar kjo bisedë:

Roni: Po ja bre, për të kaluar andej nga greku, punë të mirë.

Landi: Po ja kalove andej ti, çfarë do bësh andej ti?

Roni:Nuk e di çfarë pune, të mbledh leka, ca gjëra historira.

Landi: Po çfarë do flasim mo, ai nesër ikën mo. Ti thua t’i qëndrojmë këtyre gjërave. Ti pret të dali ajo punë që keni çuar aty, të fitoni juve. E di sa punë do ajo o vlla.

Roni: Sa të duash.

Landi: Ajo do pun shum o vlla, se kan vajtur muhabetet me shtëpi tashi, a kupton.

Roni: Po po kuptoj kuptoj.

Landi:Vajtën muhabetet me familje tashi. I del dot për zot t’i dali vëllait, xhaxhait e të jatit e të jëmës, i del dot ai s’i del dot.

Roni: Jo s’i del dot.

Landi: Ne mezi po mbajmë atë tjetrën aty se ke hall se fluturon ai tjetri të ikën ajo. T’i bën gjërat

Roni: Pilaf

Landi: Ti le pilaf ai se ka bër shpenzime ai. E di sa shpenzime ka bërë ai apo jo

Roni: Shumë shumë.

Landi: Po ça llafos ore, më tregon historira mua. Kjo është q.... Ky muhabet është q.... Nuk e dinim që ishte kështu se po ta dinim nuk i ishim futur fare.

Landi: Për mua ajo është punë pa zarar. Se këtu s’ke zarar nuk ngatërrohesh këto mo vëlla. Po le që dhe atje nuk ka ç’të gjen se është i shkëputur nga fshati.

Roni: Po e kam idenë.

Landi: Atje mbaron punë e kthehesh. Në qoftë se je i gatshëm më thuaj në qoftë se s’je më thuaj s’e bëj dot o vlla.

Roni: Po them t’i qëndroj këtyre gjërave më mirë bre.

Landi: Kujt gjërave, kë ke ti në orë, çfarë ke ti në dorë.

Roni: Ja bre të më heqë apelasin ai shoku dhe...

Landi: O shoku, ti pret vetëm nga të tjerët, ai të bëri patentën, të bëri njërën tjetrën atëherë i bie të të ushqejë, kot të jesh vetëm si badigard o vlla.

Roni: Po ç’badigard bre.

Landi: Po ashtu i bie, ik ti mblidh lekat, pse s’i mbledh dot vetë lekat ai.

Roni: Po ashtu më tha o t’keqen vëllai, kam e ca variante të tjera më tha.

Landi: Po ja variante të tjera si kto jan e ato o, e bën dot ja hidhu.

Roni: Po ai më tha s’do bësh nga këto gjëra.

Landi: Po ça s’do bësh nga këto gjëra. Ai të ka thënë mos u ngatëro me kto gjëra aty ku je se ke probleme, mos dil mos bëj, o Roni ai të ka thënë mos u ngatëro. Mos i ngatëro gjërat o Roni.

Roni: Po jo bre nuk i ngatëroj gjërat.

Ndërkohë një ditë më pas në 6 qershor 2019 Landi,zhvillon një telefonike me një shtetase shqiptare, aktualisht në Greqi, e cila ushtron prostitucion për llogari të Landit. Më konkretisht mes këtyre dy personave zhvillohet kjo bisedë ku provohet se Landi monitoron dhe ka organizuar një grup vajzash që të prostituojnë në Greqi. Nga kjo bisedë del edhe mënyra se si ato punojnë.

Vajza: Dashuri, dola unë, po presim taksinë e do vemë ne vendi.

Landi: Pse s’more me mesenxher.

Vajza: Epo të mora këtuja, thash t’i bie se mbase po fle.

Landi: Ku ishit ju?

Vajza: Unë bëra një, në orën dy pa dhjetë dola, nga dy pa dhjetë, në dy fiks isha unë ne hoteli, në dy e një çerek e njëzet dola unë, isha për gjysëm ore (nuk kuptohet). Rezi kishte marë Lelën në punë ne ky bosi i Vules, se e ka në Vula shtëpinë. Është i mirë vjen, ka erdhur gjithmonë me Rezin. Kishte marë Lelën ajo Rezi sot, se s’isha unë ne vendi dhe Lela kishte bërë si e virgjër sot. Se kur është vetë i bën të tëra ajo. Dy herë e ka marë. Dy herë që e ka bërë nga tre herë nga një orë vetë dhe sot kishte bërë të ndershmen ajo.

Landi: e ça thoshte ajo

Vajza: Ajo hiç, ça do thoshte. Më kapën mua qëparë që më kapën që të mora. Kisha atë në krah dhe ishte ajo rumunia. Brenda kur vajta unë ishte Kokua, Rezarta ajo e Raxhit që kishte në fillim, Ada e motra e Gertit edhe Ena, shtatë çupa ishim ne. Në orën dy dolëm ne, bëra një punë në një hotel unë gjysëm ore, bëra e një në parking atë turkun gjersa më mori Rezi. Pagova, taksinë 22 evro, ishte shqiptar ai burri. Po ku na bien tër taksixhinjtë që vijnë këtu, ishte shqiptar ai burri. Asnjëri s’e di rrugën. Ai se nga më kthevi. Më solli që këtu.

Landi: Me kë ishe?

Vajza: Unë e mbaj mend rrugën.

Landi: Me kë ishe kur u ktheve?

Vajza:Si kur u ktheva?

Landi: Nga policia.

Vajza: Me Rezartën isha, me Gabelkën e me Kokon në taksi.

Landi: Kur u kthyet?

Vajza: Kur u kthyem që dolëm nga Mimo ishim të katërta.

Landi: Po gabelka ça pordhësh bënte aty se nuk e mora vesh.

Vajza: Po e mori Rezarta gabelkën në punë a kupton dhe kur është private ajo bën si të ndershmen (biseda vazhdon tregon për mënyrën e punës së vajzave).

Gjithashtu në datën 6 qershor 2019, Landi, ka kryer bisedë telefonike me një person tjetër,duke kryer bisedë lidhur me procesin e vaditjes së bimëve narkotike, të dyshuara si të kultivuara në Njësinë Administrative Moglicë. Mes tyre zhvillohet kjo bisedë:

Landi: Alo.

Puntori: Po ku je re.

Landi: Po ku je ti mo, ku je ti, ku vajte ti.

Puntori: Unë këtu tatëpjetë.

Landi: Po ç’do tatëpjetë mo, se do ngjitësh llastikun pastaj përpjetë.

Puntori: Varet ku ti vete, këtej s’duket gjë fare.

Landi: Si o?

Puntori: K’tej s’duket gjë fare.

Landi: S’ka ujë andej.

Puntori: Ujë ka po s’doket gjë këtej. Andej matanë.

Landi:Si do duket andej matanë, s’duket ara që aty.

Puntori: Hajde pra zbrit poshtë.

Landi: Atë po them unë, prit, prit, po ti ikën o vlla, ik o i qetë e pastaj ngjitur vetë lart se unë vallai nuk ngjitem më lart. Unë ia fut Zerec pastaj ia q...

Puntori: (qesh) hajd.

Landi: Tashi tërhiqe gjer sa të vijë ajo koka aty e të shkolitim e këtë këtu, se e lashë atë kokën erdhi për andeja.

Puntori: E mir

Landi: E mo, si u bëre

Puntori: Ja tashi gjeta rrugën.

Landi: Tashi gjete fundin e...

Puntori: Gjeta rrugën s’e dija ku po dilja.

Landi: Po dukeshin ca rrugica bre.

Puntori: Dukeshin dukeshin, po ishin bosh. Ja të vete aty e ta tërheq.

Landi: E nxore atë llastikun ti, atë kokën e asaj.

Puntori: E nxora bre.

Landi: Si dole, mir jemi me këtë drejtim?

Puntori: Mir jemi.

Landi: Mir, ajde ajde, tërhiqe avash avash.

Puntori: Mir.

Landi: Apo të le telefonin me viva voce, të të jap llastik që të të them mos e tërheqësh deri në fund.

Puntori: Mere pastaj ose mbaje të tendosur.

Landi: A dëgjon o?

Puntori: Hë.

Landi: Prit njëherë që ta mbushje e një herë me ujë e të të them ta tërheqësh më lart.

Puntori: Mir.

Ndërkohë në datën 8 qershor 2019, Landi ka zhvilluar një bisedë tjetër me një person që është puntori që qëndron në parcelën e mbjellë me hashash, ku Landi interesohet për furnizim me ushqime. Mes tyre zhvillohet kjo bisedë konkrete:

Landi: A dëgjon, bëm nja dy bidonka me qumësht.

Puntori: Sot do vish ti o?

Landi: Un s’vi o jo, do vij ai tjetri pooo.

(Bisseda vazhdon për ushqime që t’i bëjë gati personi qëështë edhe puntor në parcelë.

Gjithashtu në datën 10 qershor 2019 sërisht Landi kryen një bisedë tjetër me një person duke biseduar lidhur me procesin e vaditjes së bimëve narkotike, të dyshuara si të kultivuara në Njësinë Administrative Moglicë. Mes tyre zhvillohet kjo bisedë dhe del qartë se landi ka shkuar vetë në parcelën me drogë, duke i pohuar personit që të ngjiteshe dhe ai lart për ti hedhur fidanëve nitrat, pasi kishte rënë shi. Por reshjet e shiut pengonin personin të ngjiteshin lart në mal:

Personi: Po do ketë shi ooo?.

Landi: Ashtu për të vaditur i vaditja q... rr....

Personi: (qesh), do vish poshtë sot?

Landi: u të vij nëpër shit.

Personi: Ça të them.

Landi: Do vish ti këtej, t’i hedhëm nitrat nesër o gomar.

Personi: Ja q.... n.... Nuk vij nëpër shit.

Landi: Nesër ka shi prap.

Personi: Prandaj të thash, po pushoi çik hajd.

Landi: Po pushoi do vij se s’kam as bateri ti q... r....

Personi: Mir hajd hajd.

Po kështu në datën 9 qershor 2019, Landi, kryen një bisedë telefonike me një bisedë për problematika të ndryshme, por lidhur edhe me kultivimin e bimëve narkotike dhe gjetjen e punëtorëve për t’i përfshirë në këtë aktivtet në Njësinë Administrative Moglicë, Mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më poshtë ku të dy flasin për gjetjen e disa puntorëve, dhe më konkretisht për dy kurbetë që janë me eksperiencë pasi kanë punuar në parcelat e hashashit në zonën e Tepelenës:

Landi: Duhen mbledhur prapë ata, duhen ata mutër.

Personi: Pastaj deri atëherë duhen mbledhur njerëz të saktë, s’duhen...

Landi: Më mirë se ata s’ia di radhën njeri. Ata vetëm për aatë punë i ke se për punë tjetër ta hanë mu..., atë për të shitur. Vetëm për këtë gjë i ke.

Personi: Ka o këtu nja dy kurbetër.

Landi: Si o?

Personi: Janë nja dy këtu kurbetër.

Landi: Po ç’i do o?

Personi: Të ardhur janë.

Landi: Po nga kanë erdhur?

Personi: Di unë pe nga kanë erdhur.

Landi: Ti shiko kurbetër e thua hajd t’i marim.

Personi: Jo jo që kanë punuar them ore.

Landi: Po ku e di ti.

Personi: Po e di o si s’e di, kanë punuar andej lart Tepelene

Landi: Po kush të ka thënë ty o?

Personi: Njëri nga këta djemtë.

Në datën 10 qershor 2019 Landi bisedon me Mirel Fasho ku kanë zhvilluar një bisedë 30 minutëshe duke diskutuar si për problemet e prostitucionit, mbi shtetasen e mitur S.Gj, mbi një konflikt me disa shtetas shqiptarë në Greqi lidhur me zonat e influencës atje dhe territorin ku ushtrojnë prostitucionin vajzat nën “administrimin” e Mirel Fashos dhe Landit. Po kështu mbi problematikën e shtatzanisë së një vajze, e cila punon për llogari të Landit. Po kështu gjatë bisedës Landi diskuton lidhur me aktivitetin e kultivimit dhe konkretisht lidhur me aktivitetin e kultivimit të bimëve narkotike:

Landi: Po hë o neve ja rrimë tërë ditën, i q... t’ëmën vaditim këto enët ndonjëherë edhe. Çar të bëjmë?

Mireli: Mirë është?

Landi: Po mirë o gjer tashi s’janë keq e. Ti llogarite, dy javë në tokë janë e kupton o?

Mireli: Ë?

Landi: Po dy javë o. S’i kanë bërë 20 ditë në tokë a kupton.

Mireli: E po mirë, shumë mirë.

Landi: Me llogaritë që bëj unë nuk janë keq.

Mireli: E po shumë mirë. Po ja, tashi ngrohet. Se gjer tashi ka qënë e ftohtë.

Landi: Jo mo ato u zunë përnjëherëshe, u zunë kollaj.

Mireli: Po të marr vesh bre, po ka qënë e ftohtë.

Landi: Po siç i vumë ne, me 4-5 pont, ato kanë vajtur 30 për dy javë.

Mireli: Shumë mirë.

Lidhur me çështjen e trafikimit në Greqi të së miturës S.Gj mes Landit dhe Mirelit zhvillohet kjo bisedë:

Landi: Po ajo si duket, është në terezi, në rregull ajo kështu a?

Mireli: Po kështu në rregull, po është shumë e kolisur me atë. Me një llaf shumë e kolisur, e ndonjë goditi e s’ka ngrënë ajo që t’i kundërvihesh po...

Landi: E marr vesh. Duket e fiksuar ë?

Mireli: E fiksuar, nesër e mbytur është e mbytur o,,, është një çikë me problem sa të shmang këtë tjetrin një çikë unë. Ta heq këtë nga loja se është situatë e vështirë shumë.

Landi: Kë të heqësh nga loja?

Mireli: Po këtë çunin bre që kam futur.

Landi: Aha. Si është situatë e vështirë?

Mireli: Kërkojnë shumë gjëra ata bre. Ka njerëz i bien mbrapa.A provohet pastaj se sa është forca. Nejse kështu i kam kopsitur unë.

Landi: E ke kopsitur o po ke hall se të vjen ndonjëri, ta mbërthen e ta mban ore.

Mireli: Jo jo jo, i kam kopsitur unë sa të shmang kuptuar unë se s’e shtyn dot më.

Landi: Po ku ke ndërmend ta shmangësh këtë p.sh?

Mireli: Ja dava 10 ditë.

Landi: Do ta shmangësh ë? Po pastaj si do ta bësh 10 ditën pastaj? Ku vajti kjo?

Mireli: Pastaj le t’i marrë vetë situatat në dorë a. Ta shmang këtë mos na e ë ë neve e kupton? Edhe i bie që ai tjetri ta lejë në mes të rrugës, s’i përgjigjet dot.

Landi: E marr vesh e marr vesh se pastaj ngelet kështu si në ajër. I thotë ajo, unë këtë e shmanga, hajde ti pse s’vjen.

Mireli: E po, po de po.

Landi: Po e mbushi moshën ajo ore?

Mirel: E o për atë bëhet de. Këto do provuar qët’i lesh të dy në baltë. E kupton? Ne thjeshtë na ke si mbështeti e e. E merr vesh? Ne të kemi folë “na a” i thonë llafit. Po aman fillo ose me na, ose me dikë tjetër e. Po do për vete, po s’do për vete mirupafshim. Ja me të parë me të bërë, kupton?

Landi: Po e se kanë ikur gjithë ato leka nuk lihet muhabeti kështu ore.

Mireli: E po po bre po.

Landi: Tek e fundit ç’do t’i marrësh atij? Çar makine kishte ky zorraniku o?

Mireli: Po ka një copë copë po nuk i lan ajo. Po nuk i nxjer ajo po hajd se do t’i mundohemi.

Landi: Po tek e fundit, t’i mbërthesh çelsat, hajde të vemë tek noteri se të .... robt,çar më tregon ti mua? Kush je ti? Ti s’dalke për zotër. Asnjë o kush je ti o të .... robt të ndihmoj unë? Po më rruhet k.... mua për ty, po ku i ke nëmi.

Mireli: Po bre. Ja të shikojmë tani me të parë me të bërë.

Landi: Ai tani do kuptohet se të rrijë këtej ay ka hall a kupton? A ja pikas lojën ajo. Po ja fillon vetë ajo pastaj afrohet në këtë anë.

Mireli: Ja të shikojmë tani çar do bëjë.

Lidhur me problemin e shtatzanisë së vajzës së “Landit” në Greqi:

Landi: E ta heqi njëherë ata ajo që të jetë.

Mireli: Po e de e. Të vinë edhe ata që ato 5-6 ditë të rrinë këtu me një llaf. Çar do rrinë andej kot.

Landi: Të ta sjell unë atë timen ë?

Mireli: Po do vijë edhe “ay tëndi”. Në këtu do ta bëjmë edhe atë.

Landi: Kë o?

Mireli: “Ay tëndi” bre.

Landi: Këtu do ta heqim ë?

Mireli: Po këtu do ta bëjmë o andej vete shumë.

Landi: Po ajo njëlloj vete. Po ndenji këtej ajo e di sa do prishësh me atë ti apo ia?

Mireli: Po ç’rëndësi ka bre. Edhe vjen është ndryshe e kupton?

Mireli: A e paske kështu thua të .... k..vën e ku q... robt thuaj, se me çupë të merren mëndtë.

Landi: Jo mo?

Mireli: Po kështu o bëja. Po ta kishte djalë do ta mbanim.

Landi: Po jo bre s’e ka problem për të hequr ajo. Për të hequr e heq kollaj. Unë e kam problemin se ajo të rri a unë ajo. Ajo mbrëmë iku që në orën 2.

Mireli: Fola me Rezartën unë një çikë, tashi do venë ne doktori. Thashë unë thoji atij mos kushedi ja bën me hapje e kupton? Të mos verë shumë.

Landi: Po me hapjee bëhet ajo ë?

Mireli:Po fola unë, fol me atë b.. q.. thuaji kështu kështu më tha Reli që. Si mushkë është ajo e mban e i q.. robt. S’e gjen gjë.

Landi: Jo mo ça do ta gjejë atë, ç’i q.. robt mu në p.. Po muhabeti është që...

Mireli: Po e o Lelës njëherë me hapje ia bëra unë.

Landi: Sa muajshe ishte?

Mireli: Po ku ia q... motrën se mos di unë. Unë i thashë atij ka... thuaji që bëhet edhe...

Landi: E po ta shtrëngoj unë për të vajtur në punë se po më çan k... mua ajo.

Mireli:Jo bre shtrëngoje për në punë. Lëri llafet thuaj. M’bylli sytë. Bëj si të bësh këto një javë thuaj e pastaj do vijmë këtu thuaji e të rrimë rehat. Rrimë e nja dy ditë këtu ne të dy, bëjmë ç’kemi për të bërë. Edhe që ti të vesh i gatshëm thuaji atje që edhe unë mos kem ndonjë neps të madh thuaji. Diskutoja ti me një llaf, dy ditë do rrimë që të dy, dy ditë kështu, dy ditë ashtu dhe ja ikën ditë e vete data fiks thuaji. Hajde hajd se e rregullojmë atë punë po hë.

 Ndërkohë në datën 11 qershor 2019, Landi ka kryer bisedë telefonike me një shtetas, duke kryer bisedë lidhur me gjetjen dhe dërgimin e një kafshe, qen, në parcelën ku dyshohet se është kultivuar bima narkotike. Mes tyre zhvillohet kjo bisedë konkrete:

Landi: E mo çar bën.

Personi: Po ri.

Landi: Hape atë telefonë ti, të mbaron hall po të kesh hall.

Personi: Hapur e kisha.

Landi: Hapur e kishe po hape kur të marin, po unë këtej jam o çar bën ti.

Personi: Ja në Korçë jam.

Landi: Do ma marësh atë qenin o?

Personi: Po s’e di a do jetë ai sot, s’do jetë.

Landi: Po ti o, s’e mer dot në makinë?

Personi: Jo, jo.

Landi: Pse?

Personi: Jo, jo, po s’e kam unë.

Landi: Me çar je ti?

Personi: Me këtë Tikun e Dusharit.

Landi:Çar makine ka ai?

Personi:Një xhip të mbyllur.

Pas kësaj bisede Landi flet sërisht me një person tjetër duke bashkëbiseduar lidhur me dërgimin e disa ushqimeve, konkretisht domate rreth 3 kg, pasi u kanë mbaruar ushqimet puntorëve që kishin të ngazhuar në parcelën e mbjellë me hashash. Po kështu u nevojitet dhe një bombul gazi, në parcelën ku dyshohet se është kultivuar bima narkotike.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ela: 24/07/2019 17:10

    Denimi me i mire per kete soj eshte te nxirren ne rruge e te detyrohen te bejne te njejten pune qe benin ato te shkretat:@ felliqesira qe sjane gje tjeter

    Përgjigju
  • Ana: 24/07/2019 13:25

    Kto jane qeniet me te ndyra. Prejani koqet

    Përgjigju
  • Murati: 24/07/2019 10:44

    Trafikusit e femrave jane njerzit me te ulet qe mund te egzistojn. Letyrat e letyrave. Duhet te kete nje ligj ne burg qe te perdhunoheni me shufer hekuri kur te jeni atje. Nuk e ka tradite shqiptari te nxjerri grate ne semafora. Po ju jeni gjakprishur qe duheni pastruar nga rraca jone.

    Përgjigju
    • Loki: 25/07/2019 07:25

      Shqipetari mo Shok Ka nxjerre Kushurirat e veta tek Semafori, sa hyri Demokracia.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja