Një 37-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë Italiane mëngjesin e djeshëm dhe akuzohet për furnizim me kokainë të zonës së Kalabrië dhe lidhje me rrjetin e mafias 'Ndrangheta'.
Shqiptari sipas mediave italiane njihej si 'Tani' ndërsa emri i plotë i tij është Adrian Rereza. Sipas policisë italiane përfshirja e tij në rrjetin e drogës daton që në vitin 2011 ku akuzohet për furnizimin e Italisë me kokainë nga Holanda.
Ndërkohë hetuesi i kësaj çështje ka dhënë edhe detajet e operacionit.
“Një lidhje e vogël, por e rëndësishme në një zinxhir që përfshin grupet kryesore të distriktit të Ndrangheta në bregun e Jonit" ka thënë ai.
Në prill të 2011 40 vjeçari Cosimo Francesco Calabria ishte në një varrim të një të afërmi të tij ndërsa rreth e rrotull ishte i rrethuar me hetues që e përgjonin.
Ai bisedon me binjakun e tij, Damiano duke i thënë në telefon: “Gjërat duhet të udhëtojnë, nuk duhet të jenë këtu”.
Më pas ai flet edhe me një person të quajtur Tani. Në gjuhën e përdorur ndaj tij vihen re shumë kode.
“Ai sapo ka mbërritur, nesër shkon për të marrë makinën. Dhe sapo të hapet dera t’ju thërras”, thotë ai.
“Makina” nënkupton kokainë, pasi termi shfaqet në shumë biseda.
“Një mik i dashur vjen nga Vicenza për të parë atë makinë”- thonë në një tjetër përgjim.
Hetuesit ishin në kërkim të Tanit deri në momentin që i shtetasit italian, i përgjuar gjithashtu e qorton, duke thënë “Artan, Artan…”.
Në këtë kohë policia arriti të identifikonte më pas 'Artanin' dhe ai ishte një person i quajtur Artan Rereza, i njohur edhe me emrin tjetër Ardian Rereza.
Ai është identifikuar si njeriu që ka bërë shumë takime me Cosimo Calabria në sheshin Iper në Brembate: më 15 mars 2011, për shembull, kur mori 1 kg e 750 gram kokainë (duke folur në gjuhën e koduar në telefon “1 metër dhe 75 centimetra); përsëri në Brembate, një muaj më vonë, merr një tjetër sasi të papërcaktuar. Dhe më pas një tjetër sasi prej 400 gram, një tjetër 200, etj.
Në burg, gjithashtu përfundoi një trafikant kolumbian banues në Roterdam, Roberto Fernando Bolivar Contreras Gomez. Të dyshuarit e ‘Ndrangheta’ argëtoheshin duke e quajtur atë “Crodino Grande”.
Detaje për aleancën u zbuluan gjithashtu edhe nga hetimet e xhandarmërisë franceze, policisë holandeze dhe “DEA”-s amerikane.