Rama shkruan në “Facebook” se ka denoncuar prej dy muajsh faktin se radarët nuk kanë qenë në punë prej vitit 2014, por asnjë institucion nuk ka reaguar. Lidhur me këtë, Luan Rama deklaron se qeverisja e krimit dhe e trafikantëve e ka bërë Shqipërinë turpin e NATO-s.
“Radarët e shtetit i komandonin trafikantët e pushtetit! Kam dy muaj që denoncoj publikisht dhe politikisht faktin që radarët e Forcave Detare dhe ato të Policisë së Shtetit nuk kanë qenë në punë që prej vitit 2014, por asnjë institucion shtetëror nuk ka reaguar! Te gjithë kanë heshtur, të gjithë vazhdojnë të heshtin! Dhe ja ku na del nga përgjimet e publikuara, se radarët e shtetit i kontrollonin trafikantët e pushtetit! Forca e shembullit: qeverisja e krimit dhe e trafikantëve e ka bërë Shqipërinë turpin e NATO-s! Për t'ju shërbyer trafikantëve, është cënuar rëndë siguria kombëtare, është cënuar rëndë standardi i sigurisë së NATO-s nē hapësirën detare të Republikës së Shqipërisë!”, shkruan Rama.
(Postimi i Luan Ramës)
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com