Përgjimet me Avdylin, kandidati i PS-së për kryetar në Shijak: Jap dorëheqjen nëse vërtetohet se kam hequr gjobën

Njëra nga gjashtë bisedat në përgjimet që janë publikuar sot nga gazeta gjermane 'Bild' është ajo mes Elton Arbanës dhe Astrit Avdylit. Aktualisht kandidat për kryetar bashkie nga PS-ja për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, në momentin që biseda është përgjuar, 31 mars 2017 Elton Arbana ka qenë kryetar i PS-së në qytetin e Shijakut. Në bisedë Avdyli ankohet për një gjobë 5 milionë lekë që një inspektor i INUK-ut i ka vendosur në Fermë të Sukthit, por vetë Arbana sqaron që ai nuk punon më te INUK-u se sipas tij e kanë shkarkuar pikërisht pse kishte bërë disa ndërhyrje. Në një lidhje telefonike për Report Tv, Elton Arbana thotë se kandidimi i tij për kryetar nuk lidhet me Avdylajt dhe se nëse vërtetohet se ka ndërhyrë në institucione për të hequr gjobën që flitet në përgjime jep dorëheqjen nga cdo post që mban.

Intervista e Elton Arbanës për Report Tv
Përshëndetje! E keni ndjekur materialin besoj, që ju përfshin edhe ju, keni një koment?
Tani sapo e ndoqa nga mediat, unë jam kryetar i PS-së dhe kam komunikim me telefon me shumë qytetarë të Shijakut, por ju them se kryetari i partisë nuk ka akses në asnjë institucion. Bën vetëm detyrën administrative të partisë.

Ju kërkohet nga Astrit Avdyli që të ketë një ndërhyrje në një gjobë që i është vënë
Ai më ka bërë me dije që dikush i ka vënë një gjobë, që nuk ka fare akses me mua. Në atë institucion nuk kam pasur të drejtë në atë kohë kur ai thotë për një gjobë

Por ju ka përdorur ju?
Absolutisht, unë nuk kam ndërhyrë në asnjë vend, nëse vërtetohet, atëherë unë jap dorëheqjen nga nga cdo lloj funksioni

Si e njihni ju Astrit Avdylin?
Si një qytetar të Shijakut, sikur njoh shumë të tjerë

Sa herë keni drekuar apo keni qenë bashkë, a ka ndikuar ai te kandidatura juaj?
Absolutisht...kandidimi im lidhet në këto momente që zotëria është pas hekurave, nuk ka asnjë lidhje. Kandidimi im ka ardhur natyrshëm, si rezultat, se jam i dashuruar pas Shijakut. Prandaj kanë menduar që të jem unë kandidatura për zgjedhjet.

Mendoni se do të ketë kosto për ju?
Unë mbaj përgjegjësi për pjesën që më takon mua dhe pjesën e përgjimit, sapo e kam dëgjuar dhe ju jeni të parët që po u hap telefonin. Isha duke ecur në timon dhe nuk kisha dijeni për asgjë. Pashë te ajo bisedë ai më ka bërë me dije dicka të tillë dhe unë nuk kam asnjë lloj gjëje në këtë mes.

Vihej re një farë afrimiteti, por nuk na takon ne që ta...
Në cilësinë e kryetarit të partisë, nuk ka asnjë akses në institucione, bën detyrën administrative. Nëse vërtetohet se unë kam ndërhyjë në atë të ashtëquaturën gjobë jap dorëheqjen.

A ka dhënë kontribut Avdyli për PS-në, a ju ka ndihmuar?
Edhe unë edhe ju, keni nga një votë, shkojmë në votime dhe votojmë, kaq është kontributi, i Astritit ka qenë... nuk e di a ka shkuar apo jo në votime njëherë në radhë të parë, nuk e kam idenë, por normalisht ka dhënë votën e tij, por se si për cilën parti nuk e di, atë e di ai, nuk më takon mua.

Biseda mes Astrit Avdylit dhe Elton Arbanës, i cili asokohe ka qenë kryetar i PS-së Shijak, aktualisht, kandidat i PS-së për kryetar bashkie në Shijak (31 mars 2017)
Elton Arbana: Astrit si ja çove, ca bone?
Astrit Avdyli: Si ja cove?
Elton Arbana: Mirë, si je ti?
Astrit Avdyli: Mirë, ti si je?
Elton Arbana: Hajt mor mirë duke bërë një lojë murlan me çunat
Astrit Avdyli: A e di ku e kisha hallin unë? A e njeh atë drejtorin e INUK-ut?
Elton Arbana: E njoh mor Dallëndyshja?
Astrit Avdyli: Ore, lerë Dallëndyshen, po këtë të Durrësit, Artur...
Elton Arbana: Artur Çela i bashkisë?
Astrit Avdyli: Eh
Elton Arbana: Po e njoh
Astrit Avdyli: I kujt bashkie, i Shijakut eee?
Elton Arbana: Jo, re i Durrësit, i Vangjushit
Astrit Avdyli: Po nuk ka qenë aty Vangjushi, është atje me Edin, merre ore atë by* q*r thuaj ke shkuar me i vendos gjobë 5 mln..në Fermë. Tani se nuk është Vangjushi këtu
Elton Arbana: Mua më kanë hequr, u bënë katër ditë, por ta marr në telefon, te kush?
Astrit Avdyli: Ore ka shkuar në Fermë të Sukthit duke vendosur gjoba, po nuk është Gjushi aty, është me Edin në Zvicër, a më kupton? Se nuk kam me cfarë ashtu
Elton Arbana: Epo, kujt, ke ndonjë emër konkret?
Astrit Avdyli:  Kujt konkret?
Elton Arbana:  Dmth kujt i ka vënë?
Astrit Avdyli:  Ore thuaj i ke vënë thuaj atij në Fermë thuaj, bërë gabim dhe kthe gjobat thuaj, mos vendos gjoba, se nuk është Gjushi aty, a më kupton, po bën gabim thuaj ore pis thuaj, se nuk dua me e marrë vetë në telefon
Elton Arbana: E marr, e marr, a e more vesh që më hoqën para një jave? Alo, alo..
Astrit Avdyli: Nuk e di si qysh, tek?
Elton Arbana: Isha te INUK, por ndërhyrja për këto kështu dhe ata më shkarkuan
Astrit Avdyli: Nuk e di, po ma lajmëro i cik këtë thuaj ke bërë gabim thuj që ke shkuar aty në Fermë, se nuk është Vangjushi se është me Edi Ramën në Zvicër dhe nuk kam me ashtu, se më morën tashti
Elton Arbana: E marr unë tani direkt
Astrit Avdyli: Mirë pra faleminderit
Elton Arbana: Hajt ciao

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë