Pas publikimit të përgjimeve të bisedave me "pullë të kuqe" të kryera mes "Zogut të Tiranës" Hermes Nikaj dhe disa personazheve të tjerë, ku një ndër ta, në vëzhgimet e policisë e komunikimet telefonike, del dhe modelja, Iva Aliko, kjo e fundit ka reaguar në "Shqiptarja.com" duke mohuar përfshirjen e saj në rrjetin e prostitucionit në Tiranë.
Gjatë një komunikimi me Alikon, modelja pohoi se:"...kam njohje me Hermes Nikajn, dhe kam qenë njeriu që ka qëndruar me të, para se ai të arrestohej nga policia. Unë dhe Nikaj kemi qenë së bashku në një restorant në zonën e "Don Boskos" dhe më ka kërkuar, që ta çoja në shtëpi, tek blloku i Ambasadave, në rrugën e Durrësit. E kam çuar me makinë, ku pasi ka zbritur është larguar dhe nuk e di se çfarë ka ndodhur me Hermesin më tej. S'kam pasur asnjë dijeni se ku ka shkuar ai...". Më tej modelja Aliko pohon se në këtë rast është abuzuar nga disa portale në Shqipëri dhe jo vetëm, duke e trajtuar emrin e saj si pjesë e prostitucionit që koordinohej nga Hermes Nikaj.
Më tej modelja, sqaron se mund të ketë qenë në vëzhgim nga policia apo qofte edhe në përgjim telefonik, por kurrë nuk ka qenë pjesë e intrigave apo shfrytëzimit të vajzave për prostitucion."...nëse do isha unë pjesë e këtyre lojrave, ju siguroj që askush nuk do më kursente mua pa më ndjekur penalisht, qoftë nga prokuroria qoftë nga policia". Në dosjen e prokurorisë së Tiranës emri i Iva Alikos, përmendet indirekt në disa biseda të përgjuara dhe në disa raporte vëzhgimi të policisë së Tiranës. Në këtë dosje, nuk ka asnjë ndjekje penale për Iva Alikon, pasi nga provat e mbledhura prej prokurorisë së Tiranës, nuk del në asnjë moment që modelja të jetë e implikuar në këtë veprimtari kriminale.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.4%
Vota total: 1199
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlorë/ Shfrytëzonin dy ukrainase për prostitucion, në kërkim dy tutoret e huaja
3 Shkurt, 09:07
-
Lushnjë/ Kthyen servisin në ‘dyqan’ kokaine, arrestohen pronari dhe punëtori! Pranga dhe kuçovarit klient, shfrytëzonte për prostitucion një 24-vjeçare
27 Janar, 13:53
-
'Një fundjavë 5 mijë paund', eskorta rrëfen çfarë ndodh pas dyerve të Forumit në Davos
23 Janar, 12:33
-
Berat/ Shfrytëzonte për prostitucion 36-vjeçaren, arrestohet tutori me precedentë! Në pranga edhe vetë e reja nga Memaliaj
17 Janar, 13:03
-
Tiranë/ Çmontohet ‘çerdhja’ e prostitucionit në Tiranë! Arrestohet tutori turk, 9 vajza nën hetim
16 Janar, 15:08
-
Shkodër/ Goditen 8 qendra prostitucioni, ushtrohej në banesa, nën hetim 13 të huaja dhe 2 shqiptarë! Sekuestrohen paratë e përfituara
28 Dhjetor 2024, 10:46
-
Durrës/ Rekrutonin vajza aziatike për prostitucion në Shqipëri, goditet grupi kriminal kinez! Një i arrestuar, 2 në kërkim dhe 7 vajza nën hetim (EMRAT+DETAJET)
17 Dhjetor 2024, 10:40
-
Goditet rrjeti i prostitucionit në Tiranë, në pranga tutorja nga Azerbajxhani! Rekrutonte të huaja, i kërcënonte kur donin të largoheshin! 6 në hetim
11 Dhjetor 2024, 16:23
-
Tiranë/ E shpallur në kërkim, arrestohet e reja nga Peruja! Bashkë me amerikano-latinë të tjerë kishin përshtatur ambiente për prostitucion! Reklamonin dhe në faqe online
11 Dhjetor 2024, 11:28
-
Vlorë/ Ushtronin prostitucion, nis hetimi ndaj 4 shtetaseve të huaja nga Moldavia, Kazakistani, Venezuela dhe Kolumbia
8 Dhjetor 2024, 16:06
-
Goditet rrjeti i prostitucionit në Elbasan, 7 vajza nga Kolumbia e Spanja në pranga! Në kërkim 2 peruanët tutorë
7 Dhjetor 2024, 11:09
-
U gjet i vdekur në makinën e tij në Korçë! Viktima humbi jetën nga hipertensioni, arrestohet 37 vjeçarja me të cilën ishte në mjet
5 Dhjetor 2024, 16:22