Përgjimet për Dibrën/ Gjiknuri: Shashka të PD-së, duan të nxisin njerëz për dhunë, sulm politik!

Përgjimet për Dibrën/ Gjiknuri: Shashka të PD-së, duan të nxisin njerëz për dhunë, sulm politik!

Damian Gjiknuri gjatë një takimi në Vlorë iu rikthye duke komentuar sërish përgjimet ku doli edhe emri i tij për zgjedhjet lokale të 2016 në bashkinë e Dibrës, ku ishte drejtues politik i qarkut. Ai insistoi se Partia Socialiste as nuk blen e as nuk shet vota por figurat kryesore politike të saj po goditen për qëllime të pastra politike.

"Ne as blejmë vota e as gënjejmë njerëz. Ata (PD) nuk kanë përfaqësi fare në Vlorë, ata e mendojnë Vlorën në xhep pa qënë këtu. Pra, praktikisht këtë bëjnë në gjithë Shqipërinë dhe kjo është arsyeja pse goditem unë, pse goditet Edi Rama, pse goditen figurat kryesore të Partisë Socialiste.

Sepse ata nuk kërkojnë zgjedhje, ata mjaftohen duke hedhur këto lloj shashkash të gatuara në kuzhinën e Partisë Demokratike dhe duan të nxisin njerëz për dhunë. Ne nuk do ti lejojmë. Ne jemi vërtet përfaqësuesit e denjë të Vlorës ndaj Vlora na voton", theksoi Gjiknuri. 

Drejtuesi politik i socialistëve në këtë qark Damian Gjiknuri tha se fushën e lojës e braktisi Partia Demokratike ndaj ftoi qytetarët të votojnë më 30 Qershor për Partinë Socialiste si alternativën më të mirë qeverisëse. 

"Kush ka bërë më shumë për Vlorën se sa ka bërë Partia Socialiste? Investime të mëdha edhe në rrugë qoftë me Bypass-in që do të përfundojë shumë shpejt, me qytetin e Vlorës që është transformuar apo investimet në energji elektrike. Këto punë të mira do të vazhdojnë”, nënvizoi Gjiknuri.

Fushën e lojës, vijoi ai,  nuk e braktisëm ne por e braktisën ata, nuk i kemi lënë asnjë shkak të braktisin fushën e lojës. “Ata duan të tërhiqen nga gara dhe kërkojnë përmbysjen me dhunë të pushtetit, duan ta mbajnë Shqipërinë larg Europës.

Akuzojnë Kryeministrin e Shqipërisë për një bisedë krejt normale se thotë "A arrite objektivin?!”. -Po!.." Po, mor po, Ne jemi parti me objektiva elektoral! I vendosim vetes qëllime elektorale dhe i arrijmë. Kemi mbështetje, kemi njerëz dhe kemi struktura. Ne jemi ata që as na blen e as na shet njeri. Por po ka një gjë që e blen shpirtin vlonjat është fjala e mbajtur dhe puna e bërë”, theksoi Gjiknuri.

Gjiknuri doli në dy përgjime të gazetës gjermane. Në përgjimin e parë del në skenë duke komunikuar me Arben Keshin. Në bisedë Gjiknuri i thotë Keshit se 'do të çojë disa çuna problematikë ti kesh aty, një furgon të jetë aty por te mos dalin... Të jenë për çdo rast''.

Duke e lidhur me situaten e tensionuar qe ishte ato dite ne Maqellare, ku u bashkuan banda te lidhura me PD-ne, keta "çuna problematike" qe Gjiknuri rekomandon qe te mos dalin nga shtabi, duket nje levizje tjeter parandaluese e adoptuar per te mbrojtur voten dhe jo per ta manipuluar ate.

Në përgjimin tjetër është biseda mes Damian Gjiknurit dhe Bekim Krashit. Gjiknuri i kërkon që të dijë se kush është përgjegjës te komuna e tij për pjesën e transportit, ndërsa i kujton se është mbështetur për këtë pjesë.

Gjithashtu, Bekim Krashi ndryshe nga cfare shkruan Bild nuk është biznesmen por rezulton të ketë qenë një ndër funksionarët vendor dhe koordinator elektoral i Partisë Socialiste për komunën Arras. Kjo bisede ne vetvete nuk tregon asnje manipulim zgjedhjesh, por thjeshte nje faze organizative te fushates mes anetareve te PS-se

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GRABOVA E SIPERME: 20/06/2019 08:43

    Te erdhi fundi o maskara.Na le ne mes te rruges ne orgjinen e gjyshes tende .Fundi do jet i tmerrshem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë