Përgjimi 14-të/ Damian Gjiknuri-biznesmenit: Kush e mbulon transportin te ju?

Në përgjimin 14 është biseda mes Damian Gjiknurit dhe Bekim Krashi. Gjiknuri i kërkon biznesmenit që të dijë se kush është përgjegjës te komuna e tij për pjesën e transportit, ndërsa i kujton se është mbështetur për këtë pjesë. Gjithashtu, Bekim Krashi ndryshe nga cfare shkruan Bild nuk është biznesmen por rezulton të ketë qenë një ndër funksionarët vendor dhe koordinator elektoral i Partisë Socialiste për komunën Arras. Kjo bisede ne vetvete nuk tregon asnje manipulim zgjedhjesh, por thjeshte nje faze organizative te fushates mes anetareve te PS-se.

Bekim Krashi: Po shef
Damian Gjiknuri: O Bekim, ore tashi, fol një cik, kush ka qenë te komuna juaj për të mbuluar atë pjesën e transportit, ju edhe jeni mshtet për për atë punë.
Bekim Krashi: Po ne në fakt me thënë të drejtën, nuk jemi shumë të mbështet, por unë njoh ca zona, që i kam lajmëruar
Damian Gjiknuri: Po mirë mo merr një listë, ato gjërat dhe kërko mbështetje, po menaxhoi pra
Bekim Krashi: Tani sa ti marr po vij atje
Damian Gjiknuri: Hajt
Bekim Krashi: Po vij atje pa merak


Lajmi kryesor:

Publikohen përgjimet në BILD nga dosja '184' për Dibrën: PS po blen apo mbron votat nga banda e Flamur Nokës? VIDEO


/xy/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë