Përgjimet që tronditën policinë/ Gazetari Dema: 70 efektivë hetohen nga SPAK! Ka shefa që janë dorëhequr! Hajdari: Duhet operacion i pamëshirshëm

Zbërthimi i aplikacioneve Sky dhe  EncroChat” nxorri zbuluar bashkëpunimin e persona të njohur me poste publike me grupe kriminale. Arrestimet zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të policisë, kanë sjellë tronditje të opinionit publik.

Pikërisht përgjimet që tronditën policinë kanë qenë në qendër të diskutimeve mbrëmjen e sotme në studion e emisionit ‘5 pyetjet’ me gazetarin Ilir Babaramo në Report Tv.

Gazetari Sokol Dema deklaroi se aktualisht rreth 70 punonjës policie janë nën hetim nga SPAK pasi janë kapur në përgjimet e aplikacioneve ‘sky’ ku dyshohet se kanë komunikuar në kuadër të bashkëpunimit me grupet kriminale.

Ai shtoi se mes emrave që po hetohen janë edhe ish-drejtues policie të cilët kanë dhënë dorëheqjen dhe janë larguar nga frika se mund të jenë nën hetim.

“Është hetim që është në vazhdimësi për goditjen e krerëve të policisë që kanë qenë brenda aplikacionit të ‘sky’. Nuk janë thjesht përgjime. SPAK ka dorëzuar disa letër porosi dhe janë përputhur në mënyrë perfekte me bisedat që janë zbardhur në SPAK.  Në total, janë të paktën 70 punonjës policie që po hetohen nga SPAK. Momentet e arrestimeve do vijnë kohë pas kohe, janë në nivele drejtuese të larta.  Në ‘sky’ kanë dalë emra të drejtuesve të policisë. Edhe të drejtorisë së përgjithshme. Në dijeninë time, ka nivel shefash që kanë lënë detyrën dhe janë larguar. Madje edhe janë zëvendësuar”- u shpreh gazetari i Report Tv.

Ndërsa Juristi Shkëlqim Hajdari tha se duhet të ketë një operacion të pamëshirshëm për goditjen e punonjësve të policisë që bashkëpunojnë me grupe kriminale dhe më pas t’u sekuestrohen pasuritë e fituara në mënyrë të paligjshme

“Ne duhet të bëjmë një operacion kirurgjikal të pamëshirshëm deri në qelizë. Kjo është një sfidë shumë e madhe për policinë shqiptare, që këto informacione që na erdhën për persona që kanë ngatërruar uniformën e policisë me atë të grupeve kriminale, minimumi të dalin jashtë sistemit. Maksimumi, të kërkohen të gjithë pasuritë e tyre të vëna në mënyrë të paligjshme. Të shikohet sesi ka qenë bashkëpunimi, se është tribal, bashkëpunon politikani, krimineli, punonjësi i policisë. Jemi në sfidë shumë të madhe për shoqërinë shqiptare. SPAK po jep prova se nuk është strukturë që ndikohet politikisht”

Nwpwrmjet njw lidhje skype, juristi Gentjan Rumano u shpreh se nw GJKKO do ketw njw debat tw madh nwse pwrgjimet do tw shqyrtohen si prova tw ligjshme pwr tw provuar aktivitetin kriminal tw grupeve kriminale, mes tyre zyrtarwve dhe ish-zyrtarwve tw policisw. 

“E ka gjykata shqiptare si tagër të vendosë nëse do i marrë ose jo në shqyrtim këto përgjime.  Do jetë debat i madh që do vendoset nga GJKKO sa i takon këtyre komunikimeve. Kjo do jetë sfida më e madhe e GJKKO sot”- u shpreh juristi.

Përgjimet e zbardhura së fundmi nga aplikacionet “sky” dhe Encrochat” kanë zbuluar lidhje të efektivëve të policisë dhe ish-efektivëve me anëtarë të grupeve kriminale ku shfaqen duke biseduar me këta të fundit për trafik droge dhe porositje vrasjesh. Europol i ka dorëzuar Shqipërisë listën e policëve të cilët me anë të aplikacioneve “sky” dhe EncroChat” kanë bashkëpunuar me anëtarë të krimit të organizuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:32
Përgjimet e grupeve kriminale në ‘sky’ dhe ‘Enrochat’, Rumano: Debat i madh në GJKKO nëse këto komunikime do konsiderohen të ligjshme

 

Juristi Gentjan Rumano ka folur për hetimet e SPAK lidhur me përgjimet e zbardhura nga aplikacionet “sky” dhe “Enrochat”, duke deklaruar se mund të ketë një “mundësi shpëtimi” për personat e arrestuar.

Në studion e emisionit “5 pyetjet” në Report TV, Rumano tha se do të jetë një debat i madh në Gjykatën e Posaçme sa i takon këtyre përgjimeve, nëse do të merren në shqyrtim si prova të ligjshme, duke argumentuar se avokatët e të akuzuarve i konsiderojnë si të paligjshme përgjimet.

“Përgjimet për të cilat ngrihen këto analiza, janë komunikime në platforma sociale që janë marrë nga ana e strukturave europiane, kryesisht të Francës dhe Belgjikës që më pas i janë dhënë SPAK-ut për të bërë hetimet. Përgjimi vjen me kërkesë të prokurorisë dhe me vendim nga ana e gjykatës.

Kjo do të thotë se do ketë shumë diskutim. Nuk jam dakord me atë që u tha se gjykata europiane i ka pranuar këto raste, sepse ajo ua ka lënë për shqyrtim ligjit të brendshëm të gjykatave të këtyre vendeve.  E ka gjykata shqiptare si tagër të vendosë nëse do i marrë ose jo në shqyrtim këto përgjime.  Do jetë debat i madh që do vendoset nga GJKKO sa i takon këtyre komunikimeve. Kjo do jetë sfida më e madhe e GJKKO sot”- u shpreh juristi.

Ora 22:04
Arrestimi i Erzen Breçanit jashtë stadiumit, gazetari zbardh detaje: Policia ishte e paralizuar, ndjehej frika se dikush mes tyre mund ta kishte radhën

 

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka dhënë detaje lidhur me operacionin ku u arrestua edhe ish-drejtori i policisë së Tiranës Erzen Breçani teksa ndodhej në hyrje të stadiumit ‘Air Albania’ për të ndjekur ndeshjen kundër Ishujve Faroe.

I ftuar në studion e emisionit “5 pyetjet”, Dema tha se ditën që u krye ky operacion, policia ka qenë pothuajse e ‘paralizuar’, duke shtuar se ndjehej një lloj frike mes efektivëve që mund të kishin marrë pjesë në aktivitete kriminale.

“Ditën që u krye operacoioni i SPAK-ut për arrestimin e Breçanit policia e shtetit ka qenë e paralizuar. Dallohej në ajër që kishte një frikë se mos “ndoshta e kam rradhën unë”. Rasti konkret, ka marrë 2-3 oficerë të operacionales pa u treguar se kë do arrestojnë dhe vetëm i kanë drejtuar gishtin duke u thënë të arrestohet.  Ndjehej në ajër që kishte një frikë nga ana e policisë.  Në sky kanë dalë më shumë se 200 punonjës policie por disa prej tyre janë thjesht përmendur aty”- tha gazetari.

Ora 21:52
Persona të famshëm të përmendur në përgjimet e aplikacionit ‘sky’, juristi zbulon çfarë e lidh krimin me botën e showbizit shqiptar

 

I pyetur për lidhjet mes botës së krimit dhe personazheve të famshëm të showbizit shqiptar, juristi Shkëlqim Hajdari është shprehur në emisionin ‘5 pyetjet’ se kjo lidhet me faktin se këta persona të njohur janë ata të cilët konsumojnë lëndë narkotike.

“Krimi lidhet me botën e showbizit, se këtë drogën, nuk e pinë fshatarët. Ata janë tek mbijetesa ekonomike. Kjo është industria më fitimprurëse në botë, njerëzit e pasur i pinë. Njerëzit që kalojnë ylberin. Këta janë bashkë, boshti i së mirës me boshtin e së keqes”- shprehet Hajdari.

Kujtojmë se së fundmi, në operacionin ku u arrestua edhe ish-drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe u shpall në kërkim Ervin Mata, përmendej edhe emri i këngëtares Elvana Gjata

B.V/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shokutarras: 28/11/2023 00:32

    Mendoj se ti fusesh ne burg esht gjeja me e mir per ta por qe ne fund te gjith do te dalin te lare dhe me nga 2 3 mil euro dhe keshtu do te vazhdoj gjthm. Pasuria esht ajo qe i dhemb me sh ketyre se me ate blejn gjthcka dhe lirine e tyre. Jemi sh vendi vogel dhe gjehen kollaj se ne emer te kujt i ke fshehur...

    Përgjigju
    • Pjeter: 28/11/2023 06:13

      Problemi eshte se nuk ke kuj tia drejtosh gishtin me pare!! Nuk ka diskutim nga askush qe egziston nje lume i madh parash ne Shqiperi, ku intereset e atyre qe peshkojne ne ate lune jane te medha, e ne menyre te gjithaneshme!! Pune shume,shume e veshtire per drejtesine Shqiptare ti dali deri ne fund!! Uroj qe SPAK te kete nje plan strategjik te mire! Pe mendimin tim modest, SPAK, po mundohet te prese tentakulat qe mbajne ate lloj politike te kalbur e te djallosur deri ne fyt, qe te mos rrezikoje seriozisht punen qe ka rezervuar per ta, me qellim qe nje politike e ardheshme te krijoje kushte dhe nje legjislacion, me priduktiv e tesakte kunder krimit te organizuar qe ky irgan te funksionoje normalisht dhe plotesisht me kapacitetin e tij, sepse nuk ka dyshim tani me, qe nje fare politike, nje mori pjestaresh te rendesishme te pushtetit, kane qene dhe ndoshta jane akoma te shumte ne simbioze, dhe mbajne fort me njeri tjetrin lidhjet me krimin e organizuar, dhe perepiqen ne hije,qe SPAK te mos e kete gjithe arsenalin e tij te planifikur ne dispozicion!! Kur eshte gjahu i madh, era e tij i terheq shume grabitqaret, te te gjitha llojeve!!!

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari