Përgjimet, Shërbimi Informativ
kërkon “serverin” në Prokurori

TIRANE - Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë kundërshtuar ligjin për mbikqyrjen parlamentare mbi shërbimet e inteligjencës në vend, duke kërkuar saktësim të kompetencave të nënkomisionit që do të ngrihet si dhe mos tejkalim e këtyre kompetencave.

Në seancën dëgjimore në Komisionin e Sigurisë, kreu i SHISH, Visho (Ajazi) Lika propozoi një paketë rekomandimesh që duhen ndryshuar në pr/ligj, ku sipas së cilave ky pr/ligj duhet të përcaktojë mirë objektin e hetimit që do të bëjnë 5 deputetët tek shërbimet inteligjente në vend.

Tjetër problem sipas tij është dhe fakti që e tërë baza e përgjimeve telefonike, depozitohet në zyrën e Prokurorisë së Përgjithshme, ku SHISH nuk ka akses. "Bërthama komanduese elektronike është pajisje teknike në administrim dhe instaluar pranë zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, e cila lejon ose ndalon përgjimin e një pajisjeje fundore.

Pra, është pranë Prokurorit të përgjithshëm dhe nuk e zotëron asnjë nga operatorët këtë lloj teknologjike teknike. Nuk është përcaktuar saktë fusha e zbatimit të ligjit që është neni 3, pika 1, duke e keqinterpretuar vetë ligjin", tha në Komision, Visho Ajazi Lika.

Ndërsa Prokuroria e Përgjithshme ka shprehur rezerva për metodologjinë e hetimit që do të bëjë Kuvendi tek institucionet e inteligjencës, madje duke ndërhyrë dhe tek çështjet penale të organit të akuzës. "Kjo pikë del jashtë fushës së veprimtarisë së këtij projektligji.

Ndjekja penale është një atribut i Prokurorit të Përgjithshëm i përcaktuar në Kushtetutë dhe nuk është objekt i institucioneve që kanë veprimtari informative", u shpreh Thoma Jano, përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme.

Por sipas kryetarit të Komsionit të Sigurisë, njëherësh propozues të ligjit, Leonard Demi, Kuvendi nuk do tejkalojë kompetencat dhe as do shkelë të drejtat e njeriut."Në radhë të parë për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve, që ato të jenë të garantuara nga të gjitha institucionet e shtetit dhe ky ligj këtë ka si qëllimin kryesor", tha kryetari i Komisionit Leonard Demi.

FUSHA E ZBATIMIT


Neni 3 i pr/ligjit që u kthye për rishikimin nga ana e SHISH dhe Prokurorisë ka të bëjë me fushën e zbatimit të këtij ligji. “Dispozitat e këtij ligji zbatohen lidhur me mbikqyrjen e buxhetit dhe aktivitetet e shërbimeve Informative dhe të Sigurisë, të cilat kërkojnë, mbledhin dhe sigurojnë informacion sipas ligjeve që zbatohen për përgjimin e telekomunikimeve si dhe që kryejnë apo zbatojnë procedura të të tjera të veçanta të ndjekjes penale.

Kjo përfshin Shërbimin Informativ të shtetit, Shërbimin Iformativ Ushtarak, Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, elementët e Policisë së Shtetit, Gardën Kombëtare, SHKB, SHKBB, Policinë financiare.

Bërthama komanduese elektronike është pajisje teknike në administrim dhe instaluar pranë zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, e cila lejon ose ndalon përgjimin e një pajisjeje fundore.

JA PROPOZIMET E SHISH, PROKURORISË DHE SHOQËRISË CIVILE


Lika: Shqetësimi jonë kryesor ka të bëj me nenin 21 të projektligjit, sipas këtij neni operatori që do të paraqes qartë mundësinë për të hyrë në fshehtësinë shërbimeve të telekomunikacioneve dhe aktivitetit të përgjimit të telekomunikacioneve duhet të lejojnë inspektimin e ndërtesave dhe mjeteve që shërbimi informativ përdorin për përgjim dhe regjistrim të telekomunikacioneve.

Së dyti në nenin 21, përcaktohet detyrimi i sipërmarrësve të komunikimeve elektronike të realizojnë më shpenzimet e tyre infrastrukturën e nevojshme të rrjeteve e tyre të komunikimeve elektronike deri në pikën e lidhjes me bërthamën elektronike të komandimit.

Së treti në nenin 13 po të këtij ligji bërthama komanduese e përgjimeve elektronike përcakton se, bërthama komanduese elektronike është pajisje teknike në administrim dhe e instaluar pranë Prokurorisë së Përgjithshme ose lejon ose ndalon përgjimin e një pajisje fundore.

Po i referohem këtyre pikave sepse bëhen fjalë për palë të treta për kontrollin tek operatorët, operatorët ofrojnë vetëm sinjalin dhe asgjë tjetër. E gjithë teknologjia është e vendosur pranë Prokurorisë së Përgjithshme dhe ai është autoriteti i vetëm ligjore që jep apo nuk jep të drejtën për përgjime elektronike.

Qëllimi dhe fusha e zbatimit të ligjit nuk është vetëm për verifikuar se si zbatohen procedura të veçanta të miratuara nga Prokurori i Përgjithshëm kjo të ishte vetëm një pjesë e Nënkomisionit, e cila lidhet më shumë me moscënimin e të drejtave të njeriut.

Në nenin 3/1 nuk e perifrazon këtë moment që është mjaft i rëndësishëm. Po ashtu ne nenin 3/2 besojmë se gabimisht është përmendur DSIK-ja dhe Garda e Republikës pasi nuk besojmë që këto dy institucione nuk veprojnë më metoda të aprovuara nga prokurori i Përgjithshëm, por nga Presidenti.

Jano: Për të qenë sa më ekfektiv dhe profesional kemi rezerva përsa i përket mekanizmave që duhet të përdorë komisioni për të ushtruar kompetencat e mbikqyrjes ndaj veprimtarisë së shërbimeve informative gjithmonë në repsektim të ligjit.

Pr/ligji duet të jetë i saktë sa i takon funksioneve dhe kompetencave të nënkomisionit, pasi formulimi që është në pr/ligj lë shteg për keqinterpretim. Ajo që dua të të theksoj është përcaktimi i qartë i akesit të këtij nënkomiisoni. Duhet të jetë akses në iformacion apo akses në dokumentacion? Në lidhje me nenin 3 të projektligjit pika 1 e këtij neni del jashtë objektit të mbikqyrjes.

Kjo pikë del jashtë fushës së veprimtarisë së këtij projektligji. Ndjekja penale është një atribut i Prokurorit të Përgjithshëm i përcaktuar në Kushtetutë dhe nuk është objekt i institucioneve që kanë veprimtari informative. Në lidhje me nenin 14 dhe 16 mendoj se përmbajtja e këtyre dy dispozitave cënon pavarësinë e institucionit të Prokurorisë.

Demi: Ne do të veprojmë në bazë të paketës ligjore. Nuk do të lejojmë marrjen e kompetencave të një institucioni nga njëri te tjetri.

Kati: një grup ekspertësh nga shoqëria civile po punon nen për nen për këtë pr/ligj. Është e domosmoshsme që të ketë një debat të gjerë publik, ku qytetarët të ndihen pjesëmarrës.

Demi: Ky është një ligj që ka si qëllim mbrojtjen e të drejtave të njeriut, që ato të drejta të mos cënohem nga insitucionet.

Kati: Ka probleme në terminologji dhe mënyrën sesi është hartuar. Duhet të ketë një diskutim jo vetëm brenda tryezës së komisionit tuj, që t`i shërbejë qytetarëve dhe jo politikës.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.03.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis