Përgjimet, Siguria Amerikane ka
përgjuar 70 mln telefonata në Francë
Agjencia amerikane për sigurinë kombëtare NSA, ka përgjuar masivisht 70 milionë komunikacione telefonike të qytetarëve francezë në një muaj.
Agjencia amerikane për sigurinë kombëtare NSA, ka përgjuar masivisht 70 milionë komunikacione telefonike të qytetarëve francezë në një muaj. Pas publikimit të këtij lajmi nga gazeta franceze `Le Monde`, e cila ka cituar dokumente të ish konsulentit të Agjencisë amerikane Edëard Snowden, kanë reaguar edhe autoritetet franceze.
Ministri i jashtëm francez Laurent Fabius, i impenjuar në një mbledhje të Bashkimit Europian, në Luksemburg, paraditen e të hënës ka kontaktuar menjëherë me ambasadorin amerikan në Paris, Charles Rivkin, për të biseduar rreth këtij fakti. Gjithashtu edhe ministri i brendshëm Manuel Valls, ka reaguar, duke u shprehur se është i shokuar nga kjo ngjarje dhe se autoritetet franceze, në orët në vazhdim, do të kërkojnë shpjegime tek autoritetet amerikane.
E përditshmja "Le Monde", duke cituar dokumentet e ish konsulentit Edëard Snowden, që i referohen një periudhe 30 ditore nga 10 dhjetori 2012 deri më 8 janar 2013 Agjencia Amerikane për Sigurinë Kombëtare, ka bërë 70.3 milionë regjistrime të telefonatave të kryera nga qytetarët francezë.
Dokumentet që disponon e përditshmja franceze, paraqesin shpjegime të mjaftueshme, ku tregohet se objektivat e Agjencisë Amerikane, ishin personat e dyshuar për terrorizëm dhe gjithashtu edhe pjesëtarë të botës së biznesit, të politikës dhe të administratës franceze.
Një nga dokumentet më të konsultuar nga e përditshmja franceze, tregon se nga 8 shkurti, deri më 8 mars të vitit 2013-të Agjencia Amerikane Nsa, ka mbledhur 124,8 miliardë të dhëna, në përgjime telefonike në të gjithë botën dhe 97,1 miliardë të dhëna të tipit dixhital.
Disa nga këto të dhëna kanë të bëjnë me zona ku zhvillohej lufta, si Afganistani, si edhe në vende të tjera si Rusia, Kina. Gjithashtu edhe shtete si Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe, që janë nga vendet më të përgjuar në botë.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4503
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45