Zërave dhe akuzave të gjithë këtyre ditëve lidhur me ekzistencën e një pajisje përgjimi në policinë e shtetit, ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri i është përgjigjur me një mohim.
Tahiri në një dalje për mediat tha sot se të gjitha janë akuza dhe se institucioni që ai drejton nuk ka nuk ka patur dhe nuk mund të ketë asnjë pajisje përgjimi pasi nuk lejohet me ligj dhe këtë tha minsitri mund ta verfikojë fare lehtë Prokuroria .
"Nejse më duhet t'ju sqaroj për hir të respektit. Policia nuk disponon as nuk ka disponuar një pajisje të tillë se nuk i lejohet. Policia bashkë me partnerët nuk ka punuar dhe s'do punojë me një pajisje të tillë pasi është e jashtligjshme. Ndërkohë më duhet t'ju sqaroj se policia po kryen një trajnim në bashkëpunim dhe marrëveshje me disa vende të Europës e konkretisht me Italinë. Kjo marrëveshje ka të bëjë me punën e trajnimin me një pajisje normale që nuk ka të bëjë me përgjimin. Lidhur me ftesën e bërë publike nga nënkryetari i komisionit të Sigurisë dhe njëkohësisht kryedemokrati Basha për një dëgjesë në këtë komision me ministrin drejtorin e policisë e kryeprokurorin Tahiri tha se është i gatshëm të jetë i pranishëm vetëm nëse merr një ftesë publike. Ai shtoi se mban përgjegjësi për deklaratën e tij dhe se i bëri thirrje të gjithë atyre që akuzojnë të vizitojnë ambientet e policisë e të verifikojnë dyshimet e tyre"- tha Tahiri.
Prononcimi i Tahirit për pajisjet përgjuese
Por për Presidentin e Republikës Bujar Nishani, kjo pajisje ekziston në Shqipëri. Kreu i Shtetit deklaroi se ekzistenca e kësaj pajisje përgjimi ka kërcënuar sigurinë kombëtare dhe integritetin e institucioneve shtetërore dhe qytetarëve shqiptarë.
Për këtë Nishani i ka bërë thirrje Prokurorisë që të hetojë procesin e sjelljes në Shqipëri të kësaj pajisjeje të paligjshme siç e quajti ai.
"Tashmë i konfirmuar nga institucione shtetërore që ky mekanizëm ilegal, anti ligjorr qenka prezent dhe funksionon. Ky përbën një shqetësim shumë të madh për shtetin ligjor. Për atë që ju besonit fort. Nga kjo sallë bëj thirrje dhe i kërkoj prokurorisë së shtetit që të mbroj dinjitetin e shtetit dhe qytetarëve të tij, të mbrojë dimensionin e sigurisë sonë kombëtare. I bej thirrje prokurorisë që të hetojë procesin e sjelljes në Shqipëri të kësaj pajisjeje ilegale që kërcënon secilin. Të hetojë kush ka qenë ai autoritet doganor që ka lejuar të hyjë ajo pajisje në Shqipëri. Pajisja ka kërcënuar sigurinë kombëtare të Shqipërisë. Ka kërcënuar integritetin e të gjitha institucioneve dhe të cdo qytetari të thjehstë", apeloi Nishani.
Po ashtu, Presidenti i bëri thirrje Prokurorisë që të hetojë të gjithë ato autoritete që e kanë përdorur pajisjen e paligjshme.
"I kërkoj Prokurorisë të hetojë deri në fund të gjithë ata elementë dhe autoritete që kanë përdorur këtë pajisje të paligjshme. Një pajisje e tillë as nuk mund të vijë në Shqipëri pa lejen e Prokurorisë së shtetit. I bëj thirrje të gjithë atyre personave dhe institucioneve që pengojnë hetimet, të mos bëhen pengese e zbatimit të ligjit. Çdo akt që pengon zbatimin e Kushtetutës dhe të ligjit, përmes dëmtimit apo tjetërsimit të provave do të përballet me ligjin", deklaroi Nishani në 25-vjetorin e Shoqtaës së të Burgosurve Politikë.
Prokuroria dhe Policia shqiptare janë përplasur disa ditë më parë në lidhje me ekzistencën e një pajisje të paligjshme përgjimi dhe procedurat për sekuestrimin e saj.
Zyrtarisht thuhet se “IMCI Catcher” është pajisja që po përdoret për trajnimin e oficerëve të Policisë së Shtetit, por që prrokuroria dyshon se mund të përdoret për përgjime të paligjshme. Në internet kjo paisje prezantohet si aparaturë që mund të përdoret lehtësisht për përgjime dhe, nëse është përdorur nga Policia për këtë qëllim, atëherë interceptimet janë të paligjshme dhe ky rast mund të shënojë një skandal shumë të rëndë në institucionet e sigurisë në Shqipëri.
/Shqiptarja.com
Tahiri në një dalje për mediat tha sot se të gjitha janë akuza dhe se institucioni që ai drejton nuk ka nuk ka patur dhe nuk mund të ketë asnjë pajisje përgjimi pasi nuk lejohet me ligj dhe këtë tha minsitri mund ta verfikojë fare lehtë Prokuroria .
"Nejse më duhet t'ju sqaroj për hir të respektit. Policia nuk disponon as nuk ka disponuar një pajisje të tillë se nuk i lejohet. Policia bashkë me partnerët nuk ka punuar dhe s'do punojë me një pajisje të tillë pasi është e jashtligjshme. Ndërkohë më duhet t'ju sqaroj se policia po kryen një trajnim në bashkëpunim dhe marrëveshje me disa vende të Europës e konkretisht me Italinë. Kjo marrëveshje ka të bëjë me punën e trajnimin me një pajisje normale që nuk ka të bëjë me përgjimin. Lidhur me ftesën e bërë publike nga nënkryetari i komisionit të Sigurisë dhe njëkohësisht kryedemokrati Basha për një dëgjesë në këtë komision me ministrin drejtorin e policisë e kryeprokurorin Tahiri tha se është i gatshëm të jetë i pranishëm vetëm nëse merr një ftesë publike. Ai shtoi se mban përgjegjësi për deklaratën e tij dhe se i bëri thirrje të gjithë atyre që akuzojnë të vizitojnë ambientet e policisë e të verifikojnë dyshimet e tyre"- tha Tahiri.
Prononcimi i Tahirit për pajisjet përgjuesePor për Presidentin e Republikës Bujar Nishani, kjo pajisje ekziston në Shqipëri. Kreu i Shtetit deklaroi se ekzistenca e kësaj pajisje përgjimi ka kërcënuar sigurinë kombëtare dhe integritetin e institucioneve shtetërore dhe qytetarëve shqiptarë.