Përgjimet/ Ulsi Manja: Të hetohet brenda Prokurorisë, braktisën detyrën dhe çuan dosjen tek PD-ja

Kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja ka reaguar pas publikimit të audio-përgjimeve në median gjermane Bild ku i përfshirë është kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i cili bisedon me Astrit Avdylajt, njëri nga anëtarët e bandës së Shijakut, por edhe me zyrtarë të tjerë.

Manaj ka kërkuar nga Prokuroria që të hetohet se si po dalin dhe si po bëhen publike çështje të tilla kaq të nxehta që janë nën hetim. Sipas Manjas bërja publike e pjesëve e dosjes 339 është një thyerje e ligjit dhe cënon procesin hetimor.

Anëtari i kryesisë se PS ka kërkuar që të kryhet hetime edhe brenda vetë Prokurorisë dhe në Policinë Gjyqësore pasi punonjës në këto struktura kanë tradhtuar detyrën dhe kanë çuar informacione tek zyrat e PD-së.

"Në këndvështrimin tim janë çështje të drejtësisë. Jam këtu i shqetësuar për dy gjëra. Është koha që Prokuroria dhe Policia Gjyqsore të vlerësojnë çështjete e daljes në publik sekretin hetimor dhe të kthehen në zbatimin e ligjit penal dhe procedurial jo vetëm për të hetuar personat e përfshire në dosjen 339 por edhe për të hetuar të gjithë Prokurorët dhe oficerët të Policisë Gjyqësore që kanë braktisur detyrën duke marrë dhe çuar dosjet penale në zyrat e PD duke thyer sekretin hetimor. Sekreti hetimor është vepër penale e dënueshme. Është detyra e Prokurorisë të hetojë brenda radhëve të veta. Është koha për tu ndarë me Prokurorë të papërgjegjshëm është sot. Për këtë kemi marr një reformë të madhe në Drejtësi.

Jam i shqetësuar edhe për përdorimin politik të dosjes 339 që e ka kthyer në kauzë politike që po na kthen si në diktaturë në gjyqe publike. Nuk e di nëse ka akoma ndonjë gjë pa dalë nga dosja 339. Por megjithatë unë në fakt nuk kam dëgjuar të flitet as për vota as për lek as për licenca. Edhe pse janë në  hetim dhe persona të dënuar. Policia të bëjë detyrën. Të pa vërteta që çojnë ujë në destabilizimin e vendit. U bë normë që i serviren opinionit publik nëpër media të PD-së, që kërkojnë të spostojnë vëmendjen e publikut. Vendi ka bërë hapa para me raportin. Ne presim një vendim nga këshilli Europian. Cështje të tilli si kjo e sotmja nuk e nderojnë Shqipërinë dhe është detyrë e Prokurorisë ti jap zgjidhje dosjes 339. PD e LSI të mos merret me thashetheme dhe me gjera që shihen në filaxhan. Në mes të protestuesve të PD kishte trafikantë të dënuar. Asnjë nuk merret me ca tha Niçja. Opinioni publik pret një opozitë alternativë. Si duket opozitës i bën punë vetëm copëzat e përgjimeve. Kanë dalë edhe përgjime me 200 mijë euro copë, shpresojmë që SPARK  ti çojë deri në fund. Por kemi edhe 1 milion dollar për lobime, por kjo nuk përbën asgjë për opozitën. Kushdo që është përfshirë në vepra penale të marrë ndëshkimin sipas ligjit. Koha me thashethem duhet të marr fund. Është sikur të them unë a ka ndërhyrë Basha për lirimin e një personi në 2017 për të liruar një të burgosur? Të mos e mbarsin opinon me konflikkte të panevojshme. "
ka thënë Manaj.
 


Lajmi kryesor:

Përgjimet e 'Bild'/ Basha: U tronditën të gjithë, të huajt hoqën dyshimet! Rama: No coment


//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës