Përgjimi 10-të/ Damian Gjiknuri: Po të nis ca çuna problematikë, por te mos dalin. Të jenë për çdo rast

Në përgjimin 10-të del në skenë edhe Damian Gjiknuri duke komunikuar me Arben Keshin. Në bisedë Gjiknuri i thotë Keshit se 'do të çojë disa çuna problematikë ti kesh aty, një furgon të jetë aty por te mos dalin... Të jenë për çdo rast''. Duke e lidhur me situaten e tensionuar qe ishte ato dite ne Maqellare, ku u bashkuan banda te lidhura me PD-ne, keta "çuna problematike" qe Gjiknuri rekomandon qe te mos dalin nga shtabi, duket nje levizje tjeter parandaluese e adoptuar per te mbrojtur voten dhe jo per ta manipuluar ate.

Damian Gjiknuri: Ça bëhet?
Arben Keshi: Hiç
Damian Gjiknuri: Ndonjë merak, ndonjë gjo?
Arben Keshi: Po duhet të vijnë tani këto deputetët se kanë ardhur këto të PD
Damian Gjiknuri: Po do vijnë. Tani do vijnë se si duket fjetën i çik se kanë qenë gjithë natën aty. Tani do vijnë.
Arben Keshi: Nuk kam fjetur fare
Damian Gjiknuri: E di, e di. Ja tani do vijnë.
Arben Keshi: Që të vijnë të dalin nëpër qendrat
Damian Gjiknuri: Patjetër, patjetër...
Arben Keshi: vëzhguesit e atyre janë nga rrethet, askush nuk i njeh
Damian Gjiknuri: E di, e di. Ashtu i kanë sjellë ata se nuk kanë besim tek ata të vetët. Unë do të çoj disa çuna ti kesh aty, një furgon të jetë aty.
Arben Keshi: Mirë, mirë
Damian Gjiknuri: Po i nis disa që të jenë aty, do vijnë tek shtabi jot. Të jenë për çdo rast. Të mos dalin sepse janë nga ata tipat problematikë por gjithsesi të jenë aty për çdo rast.
Arben Keshi: Mirë.


Lajmi kryesor:

Publikohen përgjimet në BILD nga dosja '184' për Dibrën: PS po blen apo mbron votat nga banda e Flamur Nokës? VIDEO


/xy/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja