Në pjesën audio të përgjimit të dytë është deputeti Artan Gaçi, tashmë jo më në parlament, me Artan Keshin. Gaçi informon Keshin per konsideraten e larte qe ka kryeministri per ate dhe per punen qe ka bere. Edhe kjo telefonate vendoset ne klimen e presionit te organizuar nga PD ne zonen e Maqellares, te ciles Arben Keshi ka mundur t'i beje nje rezistence te forte duke arritur te fitoje, siç kishte ndodhur ne 2011 ''por ashtu ndodhën ca me kutitë tha''.

Arben Keshi: Mirëmëngjes!
Artan Gaçi: Mirëmëngjes, ç'a bërë?
Arben Keshi: Mirë si kalove ti?

Mirë ja pimë një kafe në Ndroq me shefin e madh. Edhe me superlativa për ty.

Artan Gaçi

Koment i redaksisë Shqiptarja.com - Tek kjo fjali e Artan Gaçit, Bild që ka bërë transkiptimin në anglisht të audio përgjimit, bën një tjetër përkthim ku shkruan: Qëndruam, bëmë qejf me bosin e madh (këtu Bild vë në kllapa emrin (Edi Rama).

Arben Keshi: Faleminderit!
Artan Gaçi: Jo nga ai, unë po e po por nga ai. Më tregoi historinë e 2011-ës dhe gjithë këto. I ke pikët maksimale.
Arben Keshi: Ishalla kthehen në realitet mo se ngela...u bënë tre vjet
Artan Gaçi: Vlerësim të jashtëzakonshëm. Gjithë Maqellarën ta vinte ty. Ai është tha personi. E ka kopsitur tha, e ka bo, komplet th gjithë gjënë. Edhe në 2011-ën fitoi tha, por ashtu ndodhën ca me kutitë tha.
Arben Keshi: Hajt mo ca të bësh ashtu ka qenë shkrujt.
Artan Gaçi: Merita e Benit tha.
Arben Keshi: Rrofsh shumë faleminderit!
Artan Gaçi: Desha me ta thonë, që të ashtu...kur të vish në Tiranë lidhemi.
Arben Keshi: Mirë faleminderit!


Lajmi kryesor:

Publikohen përgjimet në BILD nga dosja '184' për Dibrën: PS po blen apo mbron votat nga banda e Flamur Nokës? VIDEO