Përgjimi 7 / Arben Keshi me Drejtorin e arsimit: Të gjithë drejtorët në telefon t'i marrin një nga një të raportojnë

Përgjimi numër 7 është një telefonatë mes Arben Keshit dhe drejtorit të Arsimit në Dibër, Drini Gjeci

Arben Keshi: O Drin!
Drini Gjeci: Hë mos si je? A je mirë?
Arben Keshi:Mirë, si shkove ti?Me shëndet, a je lodh?
Drini Gjeci:  Nga pak, si ja çon ti?
Arben Keshi: Mirë, mirë. Si është puna andej?
Drini Gjeci:  Mirë.
Arben Keshi: Është mirë puna?
Drini Gjeci:  Mirë duket.
Arben Keshi: Ka lëvizje andej?
Drini Gjeci: Jo.
Arben Keshi: Nuk ka shumë ë, mirë.
Drini Gjeci: Jo.Çfarë ke bërë ti?
Arben Keshi: Hiç, lëvizje e madhe këtej.Ty ec jena.
Drini Gjeci: A thua të kanë dëgjuar ata drejtorët?
Arben Keshi: Vallahi merri në telefon një nga një. Ditën e hënë keni shkuar për lesh, merri të gjithë. Të gjithë drejtorët në telefon, të marrin një nga një dhe të raportoni për kë keni marrë në telefon. Po flejnë gjumë, përveç se me Gëzimin dhe Arjanin, me asnjanin nuk kam fol.
Drini Gjeci: Çfarë ti marr në telefon, asaj Haxhiqimes nuk kam çfarë i them, asaj tjetrës, gra janë ato, hajde.
Arben Keshi: Ore gra e burra çfarë të jenë. Do t'ja kujtoni një më një të gjithë mësuesve sipas listës i keni pru aty nëse ditën e hënë duan të jenë në punë. Se nuk duan në p*** të sëmës do t'i çoj se jua kam q* robt.
Drini Gjeci:  Ja t'i marr Drini në telefon tani.
Arben Keshi: Mirë


Lajmi kryesor:

Publikohen përgjimet në BILD nga dosja '184' për Dibrën: PS po blen apo mbron votat nga banda e Flamur Nokës? VIDEO


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen